E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Bullgaria maqedonasi i dënuar në Pogradec

Interpoli bëri me dije se u ekstradua në orën 15:00, shtetas maqedonas i shpallur  në kërkim ndërkombëtar, Nezhdet (Nexhdet) Ahmet Isljam, vjeç 38, lindur në Shkup.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e dhënë më datë 26.05.2009, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 4 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”.

Shtetasit Nezhdet Isljam, në datën 19.12.2008, i është zbuluar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë, një pasaportë bullgare e falsifikuar, e cila ishte në emër të një shtetasi bullgar.

Pas sekuestrimit të pasaportës, shtetasi i mësipërm ka deklaruar se e kishte blerë atë në Maqedoni kundrejt shumës prej 1200 Euro. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofien, në datën 19.10.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi./Start/

                                                                                             2011-12-15 15:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›