E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia një trafikant shqiptar

TIRANË- Një 36 vjeçar nga Fieri, i shpallur në kërkim dhe i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare "për shfrytëzim prostitucioni", e ekstradua mesditën e së martës nga Greqia.
Burime të Policisë së Shtetit bënë të ditur sot për ATSH-në se, Ardian Goxhaj, akuzohet se përmes mashtrimit, ndërsa i ka propozuar për martesë shtetases me inicialet A.SH, pas mbërritjes në Itali, e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke përdorur presion psikologjik dhe dhunë.

Policia sqaron se 36 vjeçari Goxhaj do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit, në Korrik të vitit 2007, me 11 vjet heqje lirie për "shfrytëzim prostitucioni".
Arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, u bë pas një bashkëpunimi të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›