Silvio Berluskoni, ylli i rrokut për vitin 2009
ROME- Sipas revistës së njohur Rolling Stone në seksionin Italian, kryeministri italian Silvio Berluskoni është ylli i rockut për vitin 2009.
73 vjecari ka marrë një titull që do ta kishin zili të gjithë yjet e muzikës rok, jo për ndonjë album muzikor por për skandalet e tij që këto kohë kanë mbushur faqet e gazetave ndërkombëtare.
Gjatë këtij viti, kryeministri Berluskoni u përball me shumë të papritura që nga kërkesa për divorc e bashkëshortes së tij Veronika Lario deri tek publikimet në të ëprditshemt italiane të festave të kreut të ekzekutivit në shoqërinë e disa vajzave.
Kryeredaktori i seksionit italian të revistës Rolling Stone deklaroi se një titull i tillë në këtë revistë nuk është ndonjë nder i madh duke theksuar se publikimi nuk ka asnjë ndikim politik.
“Nuk është cështje etike fakti që vila e kryeministrit Berluskoni në sardenjë është e ngjashme me fermën e Majkëll Xhekson Neverland, është vërtet fantastike” u shpreh kryeredaktori.
(e.n/News24/BalkanWeb)
Ndërkaq reagimet në rrugët e Romës ishin të ndryshme lidhur me këtë lajm.