Kosovë, Sejdiu: Ka ikur koha e hegjemonizmit serb
PRISHTINË- Ka kaluar koha kur Serbia ka luajtur rolin e hegjemonit ndaj vendeve të tjera përreth dhe për Kosovën është e papranueshme çdo qasje që ka tendencën e ngritjes së tensioneve, deklaroi sot presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Pas takimit me ambasadorin Albert Rohan, ish-zëvendës i Emisarit Special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti Sejdiu është pyetur nga media nëse baza ushtarake serbe, e përuruar dje në afërsi të kufirit me Kosovën, cënon stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
Sejdiu tha se kjo është shprehje e përpjekjeve të Serbisë për të faktorizuar vizionin e Beogradit për të qenë diktues i rrjedhave në Evropën Juglindore, rol që nuk e ka dhe nuk do ta ketë asnjëherë.
“Ka kaluar koha kur Serbia ka luajtur rolin e hegjemonit ndaj vendeve të tjera përreth sipas një logjike irracionale që ka pasur”, tha Sejdiu.
“Kosova është dhe duhet të jetë e qetë dhe për ne është e papranueshme çdo qasje që ka tendencën e ngritjes së tensioneve”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)