E Diel, 1 Nëntor 2026

Galeria e Artit në Londër, vendi ku ruhet një koleksion i madh arti

LONDER- Galeria Kombëtare e Artit në Londër mund të jetë vendi ku ruhet një ndër koleksionet më të mëdha të artit tradicional. Tani ama kjo galeri ka nisur të ngjallë reagime falë risjelljes në ambjentet e saj të Lagjes me Drita të Kuqe të Amsterdamit, përmes një projekti të rrallë të artit bashkëkohor. Projekti "The Hoerengracht" i Ed e Nancy Kienholz risjell përpara vizitorëve ndërtesat e kësaj rruge ndërkohë që gra të ndryshme duken e zhduken herë pas here nëpër dritare. Galeria e ka vendosur këtë vepër arti bashkëkohor në një dhomë të errët të ndriçuar vetëm nga drita të vockla të kuqe e llampa që lëshojnë hije. Vizitorët ecin përgjatë rrugës së paisur me shtylla ankorimi e biçikleta të vjetra të lidhura pas tyre si dhe rrugica të ngushta përmes së cilave ata mund të shkojnë tek gratë që shfaqen në dritare. Secila ka mbi kokë një kuti xhami me kapak të hapur, kapak të cilin mund ta mbyllë kur të dojë duke e lënë jashtë botën dhe atë që po admiron bukuritë e saj.
Kur Galeria Kombëtare e njohur përgjithësisht për natyrën e përmbajtur të veprave të artit që ekspozohen në të e shpalli për herë të parë publikisht planin e saj për ekspozimin e kësaj vepre arti modern disa kritikë shtruan pyetjen "Mos vallë galeria ka vendosur të prostituohet?" duke shprehur kështu habinë dhe zemërimin e tyre. Por kuratori Colin Ëiggins mendon se kjo vepër arti modern është në përputhje të plotë me punimet shumë më tradicionale të galerisë. Ai mendon se ka lidhje të forta mes 'The Hoerengracht' dhe pikturës së famshme hollandeze të shekullit të 17-të e cila është pjesë e koleksionit të përhershëm të kësaj galerie. "Ky projekt ngjason shumë me një pikturë hollandeze të shekullit të 17-të, asaj që përcjell idenë e vështrimit nga një hapësirë në tjetrën. Ky projekt e vë theksin tek ideja e ekzistencës së hapësirave që mund të eksplorohen" tha ai. Ëiggins mbron idenë se nuk bëhet fjalë për diçka të pistë, siç u mendua fillimisht nga shumë prej vizitorëve. Prostitucioni ka qenë prej kohësh një temë popullore për artistët,. 'The Hoerengracht' thjesht e nxjerr më në pah këtë gjë. "Ne duam që të duket si diçka e pazakontë, duam që të duket mbresëlënëse, e habitshme, madje edhe tronditëse, por duam gjithashtu të ndikojmë në nxitjen e opinionit publik drejt pranimit të kësaj pjese të shoqërisë si burim frymëzimi për artistët".
Çifti Kienholzes nisi punë për realizimin e projektit ‘The Hoerengracht’ në vitin 1983, por vetëm një dekadë pasi u takuan në një festë në Los Anxhelos e më pas u martuan. Atyre iu deshën rreth pesë vjet për përfundimin e këtij projekti. Në kohën kur u njohën Ed Kienholz ishte i njohur tashmë për vepra arti modern që preknin tema të tilla problematike si sëmundjet mendore, abortin ose tregëtinë e mishit të bardhë. Ed u nda nga jeta në vitin 1994 në moshën 66 vjeçare.
Projekti ‘The Hoerengracht’ mori shkas nga Lagjia me Drita të Kuqe në Amsterdam, ndërkohë që emri i tij është një lojë fjalësh. The 'Herengracht', ose 'Kanali i Zotërinjve' është një pjesë elegante e Amsterdam. Një tjetër etiketim i kësaj lagje është edhe 'Kanali i Të Përdalave'. Nancy tha se kishin kryer disa udhëtime në këtë vend për të siguruar material të nevojshëm për realizimin e kësaj vepre. Prostitutat që shihen në to janë miq të çiftit nga Berlini, vendi ku u realizua kjo vepër arti gjigande.
Ëiggins tha se kjo vepër do të ngjallë gjithnjë debate. "Kushdo që e sheh atë për herë të parë mbetet me gojë hapur e më pas nis të shprehë reagime të ndryshme në bisedat me miqtë e tij. Mendoj se bëhet fjalë për një vepër provokuese, diçka e cila i nxit njerëzit të diskutojnë e pse jo edhe të debatojnë mes tyre. Arti ka lidhje me komunikimin" tha ai.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 Shkurt 2010 e më pas do të zhvendoset në muzeun historik të Amsterdamit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›