E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri: Konferencë shtypi, çdo javë

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka vendosur që për hir të transparencës do të ketë një komunikim mediatik javor në formën e një konference shtypi, të hapur për çdo pyetje nga çdo media vizive apo e shkruar. Konferenca e shtypit do të jetë çdo ditë të shtunën paradite, deri në fund të mandatit. Kjo procedurë ndodh për herë të parë, sa i takon qeverisë. Guvernatori Ardian Fullani filloi ta aplikonte gjatë 2009-s, duke vendosur zhvillimin e një konference shtypi në çdo muaj, pas mbledhjes për politikën monetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›