E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet çojnë në faliment 12 subjekte të tjera

"Ligji i Gjobave", shtohen penalizimet në Elbasan e Korçë. Ndjekjen e çështjeve gjyqësore të filluara do ta kryejë administrata tatimore, në juridiksionin e të cilës është regjistruar tatimpaguesi. 

TIRANE- Edhe 12 kompani të tjera kanë rënë pre e Ligjit famëkeq të Gjobave e atij të Falimentimit, të ideuar dhe vënë në zbatim nga qeveria 'Berisha'. Në to përfshihen subjekte që operojnë në zonat mbi të cilat kanë juridiksion drejtoritë rajonale të tatimeve në Korçë e Elbasan. Ndaj tyre, administrata tatimore ka nisur procedurën e falimentimit të detyruar, në gjykatat përkatëse. Me përjashtim të shumë pak prej tyre, që kanë deklaruar likuidimin, duket se masa e marrë ndaj tyre më tepër ka karakter shtrëngues, për të detyruar këto biznese që të jenë më të rregullta në derdhjen e detyrimeve tatimore, për të cilat Tatimet po krijojnë një deficit jo të vogël muaj pas muaji. Në Buxhet, brenda tetë muajve të fundit është krijuar një mosrealizim të ardhurash në masën 190 dollarë amerikanë, çka ka sjellë edhe mosrealizimin e investimeve siç ishte parashikuar me ligj. Ndjekjen e çështjeve gjyqësore të filluara do ta kryejë administrata tatimore, në juridiksionin e të cilës është regjistruar tatimpaguesi ose administrata tatimore, në favor të së cilës paguhen detyrimet tatimore prej tatimpaguesit, paralajmërojnë tatimorët.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›