Ferrari-Masa, bashkë deri më 2012-ën
Pas rinovimit të kontratës, braziliani u shpreh i kënaqur që do të ketë mundësinë të vazhdojë bashkëpunimin me skuderinë italiane. “Jam i lumtur që do të drejtoj Ferrarin edhe për dy sezone të tjerë. Për mua është krenari të vazhdoj të jem pjesë e një skuadre të cilën e kam si familje të dytë”, pohoi 29-vjeçari.
Edhe drejtori i Ferrarit, Stefano Domenikali, e vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me pilotin brazilian: “Felipe është pjesë e Ferrarit prej gati dhjetë vitesh. Së bashku me ne është rritur si pilot dhe si njeri, i rrethuar nga momente të vështira, po pa dyshim edhe nga gëzime të shumta. Kjo është një shenjë qëndrueshmërie për të ardhmen dhe jemi të bindur në aftësitë e dyshes së pilotëve tanë”.
Felipe Masa është pjesë e “Kokëkuqes” prej vitit 2001 dhe ka marrë pjesë në 69 gara: 11 fitore, 30 podiume, 51 herë është renditur në zonën e pikëve, 15 herë është nisur nga “pole-position”-i, ka regjistruar 12 xhiro të shpejta dhe ka grumbulluar gjithsej 360 pikë.