Objektivi i Hollandës, gjysmëfinalet
Hollandezët kanë pasur gjithnjë vështirësi në kompeticionet ndërkombëtare, pavarësisht se kanë pasur në prbërje emra të tillë si Gulit, Van Basten, Rajkard e Krujf. Dy herë në finalen e Kupës së Botës (1974 dhe 1978) pa i shkuar dot deri në fund, vendi i katërt në 1998-ën dhe vetëm një europian i fituar në vitin 1988 janë shumë pak për një ekip që gjithmonë luan futboll të bukur. Kësaj radhe, të besuarit e trajnerit Bert van Marvijk, duan të mos përsërisin gabimet e paraardhësve.
Trajneri merr drejtimin e “tulipanëve” pas të madhit Marko van Basten, duke i udhëhequr drejt fushatës kualifikuese me një dominim total në grup (me pikë të plota). Futbollistët e rinj, të etur për sukses, janë në dispozicion të teknikut në çdo moment.
Tashmë ka ikur koha e vëllezërve De Bur, Klaivert apo Overmars, ashtu siç perëndoi epoka e Van der Sarit në portë. Në vend të tij është Stekelenburg, kurse mbrojtja i është besuar përvojës së Van Bronkorsit, Ojerit dhe Heitingës, pa harruar edhe të rinjtë Brafhid dhe Van der Viel. Mesfusha ofron shumë cilësi: nga Shnajder te Van der Vart e Afelai. Sulmi përbëhet nga lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo çast: Babel, Huntelar, Kait, Roben dhe Van Persi.