E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafik femrash

Interpol-Tirana ka ekstraduar
dje një tjetër
person të dënuar. Bujar
Gipsi është sjellë nga
Italia, pasi drejtësia
shqiptare e ka dënuar për
trafik femrash. Burimet
zyrtare të Policisë së
Shtetit bënë të ditur se
ekstradimi i 33-vjeçarit
Gipsi u bë pasi Gjykata e
Krimeve të Rënda Tiranë
e ka dënuar me 16 vjet
heqje lirie, për veprën
penale të "Trafikimit të
femrave për prostitucion".
Sipas të dhënave
nga dosja penale,
Gjykata e Apelit për
Krimet e Rënda Tiranë,
me vendimin të datës 21
dhjetor 2004, ka vendosur
lënien në fuqi të
Vendimit të Gjykatës për
Krimet e Rënda Tiranë.
Bujar Gipsi, në prill të vitit
1997, ka trafikuar në
drejtim të Italisë me
qëllim shfrytëzimin për
prostitucion shtetasen
shqiptare A. P. Ai e ka
shfrytëzuar atë për një
periudhë të gjatë kohore
dhe pas arratisjes, ajo ka
mundur të denoncojë në
polici. Burimet zyrtare
nga policia thanë se në
Aeroportin e Rinasit ky
person i është dorëzuar
Drejtorisë së Përgjithshme
të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›