Ekzekutimet me bomba të telekomanduara nga banda e Aldo Bares
Banda e Lushnjës ka
ekzekutuar me bombë
me telekomandë Enver
Rabinë, në vitin 2005,
në Tiranë. Rabija ka rënë pre e një
kurthi të organizuar nga ushtarët
e Aldo Bares. Ata e kishin urdhëruar
për të eliminuar një nga ishpunonjësit
e Policisë së Shtetit që
i kishte sulmuar në vitin 1997. Por
në momentin që Rabija është nisur
në rrugën "Don Bosko", në Tiranë,
bomba që mbante në dorë
ka shpërthyer, duke e lënë të vdekur
në vend. Historia e mësipërme
është treguar para
Prokurorisë së Krimeve të Rënda
nga një shok i ngushtë i Rabisë.
Dëshmitari Pëllumb Beqiri, një
efektiv i policisë në Burgun e
Rrogozhinës, deklaron detaje të
pathëna të ekzekutimit mafioz të
Rabisë. Ai ka treguar se ka takuar
Enverin tri ditë para ngjarjes në
një lokal në Tiranë. Gjatë takimit,
i ka thënë se "banda më do të vdekur
dhe më ka lënë një detyrë të
vështirë".
Dëshmia e plotë e
Pëllumb Beqirit
"Quhem Pëllumb Beqiri dhe
jam banor i lagjes ‘Kastriot‘ në Fier,
me punë punonjës policie në Burgun
e Rrogozhinës. Unë kam filluar
si punonjës policie që prej
vitit ‘95 me detyrë agjent krimesh
në Komisariatin e Policisë në
Lushnjë. Këtë detyrë e kam vazhduar
deri në vitin 1998, në këtë vit
me kërkesën time jam larguar nga
kjo punë dhe shkova si emigrant
në Greqi. Në vitin 2004, fillova
përsëri si polic në Burgun e
Rrogozhinës. Dua të sqaroj se në
muajin shkurt të vitit 1998, një
javë pas vrasjes së Nimet Zenelit
në fshatin Kolonjë, në rrugën që
të çon në fshatin Binaj, është
vrarë xhaxhai im, i quajtur Idajet
Beqiri, së bashku me një person
tjetër të quajtur Masar Aliu. Këtë
vrasje, unë e kam mësuar nga shtetasi
Enver Nazmi Rabija, i cili
gjatë periudhës 1996 e deri më
datë 05.03.2005 kur u vra me bombë
në Tiranë, ka qenë një nga
pjesëtarët më aktivë në grupin
kriminal të organizuar nga Fredi
në Lushnjë".
Nga niseni ju që Enver
Rabija ka qenë pjesëtar aktiv
i grupit të Alfred Shkurtit
në Lushnjë?
Unë Pëllumbi, Enver Rabin e
kam njohur që në fëmijëri, mbasi
ky është nipi i gruas së dajës tim
nga fshati Plug Lushnjës. Me Enverin
jam bashkëmoshatar dhe
me të kisha krijuar shoqëri që në
moshë të vogël. Këtë shoqëri e
kam mbajtur gjatë gjithë kohës.
Në muajin qershor të vitit 1997,
pasi mbarova shërbimin, po shkoja
për në shtëpi. Në afërsi të
fondacionit "Populli", kur po prisja
për të marrë paratë që kisha
depozituar aty, më vjen Leonard
Prifti, i veshur me një kostum
sportiv, në kokë kishte një kapele
të bardhë dhe ishte i shoqëruar
me dy persona të tjerë. Sa vjen aty
nxjerr një pistoletë dhe më
kërcënon: "Ti polic çfarë do aty,
largohu prej aty". Në këtë kohë,
edhe unë nxjerr pistoletën time
nga brezi dhe e mbaj në dorë dhe
në të njëjtën kohë i them Leonardit
që çfarë ke ti me mua. Ai acarohet
dhe do të qëllonte ndaj meje.
Në këtë moment, ndërhyn Enver
Rabija, të cilin nuk e kisha parë.
Pasi i merr pistoletën Leonardit,
më thotë që hajde me mua.
Kalojmë një postbllok ku ishin tre
vetë, midis të cilëve njihja vetëm
Ilir Stergun. Enveri më çoi te godina
njëkatëshe ku rrinte Alfred
Shkurti në afërsi të Komisariatit të
Policisë së Lushnjës. Unë, bashkë
me Enver Rabinë dhe Leonard
Priftin, futemi në dhomë dhe
takojmë Fred Shkurtin. Sa futem
brenda, Fredi më tha: Është hera
e fundit që ti gërricesh me çunat e
mi. Por për hatër të Enver Rabisë,
ti nuk po shkon sot në Divjakë. Sa
mbaroi këto fjalë, ndërhyn Enver
Rabija, duke i thënë: Shef, ky do
na duhet, se është djalë i mirë.
Pas kësaj, Fredi më thotë ‘largohu
dhe po pate ndonjë problem
ta zgjidh unë në Lushnjë‘.
Pas disa ditësh, Enver Rabija
u plagos në nofull në një përplasje
që pati grupi i Fredi Shkurtit me
grupin e Artur Dajës. Si pasojë e
ngjarjes, mbetën të vrarë Bardhi
Rabija, vëllai i Enverit dhe Ramadan
Shkurti, vëllai i Alfred Shkurtit.
Pas disa ditësh, shkova te
nëna e Enver Rabies për ngushëllim.
Aty mësova se mbas kësaj
plagosjeje, Enveri ishte fshehur
për mjekim. Ka qenë muaji shkurt
i vitit 1998, kur unë isha për punët
e mia në lagjen "Gafurr Muço" dhe
po lëvizja në afërsi të vilës Madhi
Mones në Lushnjë. Papritur më
thërret Enver Rabija, i cili ishte i
shoqëruar me Ilir Stergun, Enver
Boriçin. Shkëputet nga ata dhe
më thotë se ‘duhet të bisedojmë
për diçka, por jo sot‘. Kishin kaluar
20 ditë dhe po qëndroja te posta
e vjetër. Aty më thërret Enveri
dhe më thotë: ‘Çfarë e kishe atë
që u vra para dy ditësh në Kolonjë
me mbiemrin Beqiri?‘ Unë i
thashë që ai është Idajet Beqari
dhe është xhaxhai im. Në vazhdim
të bisedës, Enver Rabija më
tha që ai u vra gabimisht, sepse
ne shkuam për të vrarë Gramoz
Selmanin. ‘Unë dhe shefi im
duam të takojmë babanë tënd që
të bisedojmë për këtë problem‘,
më thotë Enver Rabija. Unë i
them që babai im nuk pranon të
bisedojë për këtë problem.
Disa ditë më vonë, teksa po
qëndroja te Plastmasi, në Lushnjë,
për të gjetur makinë, vjen
Enver Boriçi dhe më thotë: ‘Ne
kishim më se dy javë që shkonim
në fshatin Binaj për të ekzekutuar
Gramoz Selmanin, i cili qëndronte
i fshehur te vjehrri i tij‘.
Unë nuk e pyes se çfarë problemi
kishte me të, por i them se si u vra
xhaxhai im. Enveri më thotë: ‘Atë
ditë që u vra xhaxhai yt, unë së
bashku me shokët e mi, ikëm me
dy makina nga Lushnja deri në
Kolonjë. Pritëm te lapidari që të
çon në fshatin Bitaj më shumë se
dy orë. Pas dy orësh që ne ishim
duke pritur, Enver Dondollaku
më thotë shko në Lushnjë se të
kërkon shefi. Nisem për në Lushnjë.
Kur u larguam, aty mbeti Enver
Dondollaku, përgjegjës i kësaj
pune, Ilir Stergu, Leopard Prifti
dhe Enver Boriçi. Unë shkova te
shefi dhe pas dy orësh mbërritën
edhe djemtë. Sa mbërritën, Enver
Dondollaku i thotë Fredit që
vramë shoferin e Gramoz Selmanit,
por na shpëtoi ai plehra
Gramozi, por më duket se vramë
dhe atë mësuesin. Fredi i thotë se
‘s‘ka problem, bisedoj unë me ta‘.
Mbas gjithë kësaj bisede, të gjithë
ikëm në Divjakë për të ngrënë
drekë". E pyes sërish Enverin se
kush e vrau dhe ai më përgjigjet
se ‘Enver Dondollaku më tha se
kanë qëlluar të gjithë në drejtim
të furgonit‘.
Mbas disa ditësh, takohem
sërish me Enver Rabinë në Lushnjë
dhe më thotë: ‘Pëllumb, unë
duhet të largohem urgjent nga Shqipëria,
sepse jam ngatërruar
keq, duke vrarë njerëz që nuk i
njoh‘. E pyes se përse i vret, më
thotë se ‘i vras për hesapet e Fred
Shkurtit‘. Përpiqem që ta ndihmoj
për të ikur në Greqi dhe pas tri
ditësh mësova se ai kishte shkuar
në Greqi, përkatësisht tek e motra
në Kretë të Greqisë. Me sa kam
biseduar me Enverin, në Greqi
rrinte i shkëputur nga grupi i Fred
Shkurtit.
Pasi u largua në Greqi në vitin
1998, me të jam takuar rastësisht
në muajin janar të 2005-ës. Në fshatin
e vjehrrit tim, isha ulur dhe
më vjen një i njohur dhe më thotë
se ‘të kërkon një shok jashtë‘. Në
errësirë qëndronte një person
dhe kur e kam pyetur ‘ti më
kërkon‘ ai filloi të përgjigjej. Prej
këtij momenti e kam njohur se
kush ishte. E pyes se kur ke ardhur
nga Greqia dhe më thotë ‘sot, me
një taksi me targa Fieri‘ dhe kishte
shkuar në Lushnjë dhe kishte
takuar Leopard Priftin, Arben
Boriçin, Ilir Stërgun dhe Enver
Boriçin. Enver Rabija më tha: ‘Kur
i takova këta, më thanë që ti do të
vish me ne në Tiranë se do të bësh
një punë sepse ka urdhëruar Fredi‘.
E pyeta se ç‘punë i kishin lënë,
por ai nuk më tha asnjë gjë, duke
shtuar se ‘anëtarët e bandës së
Lushnjës duan të më vrasin‘. E
pyeta Enverin përse je kthyer në
Shqipëri, ai m‘u përgjigj se ‘u ktheva
se më ka thirrur Alfred Shkurti
nëpërmjet Enver Dondollakut‘.
Unë e pyes përsëri se ku e mori
vesh Fredi se ku ndodheshe ti në
Greqi, dhe ai m‘u përgjigj se ia
kishte treguar vendndodhjen
time burri i motrës së martuar në
Fier, Fatmiri, pasi ky kishte biseduar
vetë me Fred Shkurtin. Pas
bisedës, e mori një automjet me
targa Tirane, ku në këtë makinë
ishin Enver Boriçi dhe disa persona
të tjerë.
Pas dy ditësh, dikush më telefonon
në numrin tim të celularit,
me numër të fshehtë. Hap telefonin
dhe me del një zë femre dhe
më pyes se kush isha unë. Pasi i
prezantohem, ajo më thotë që
‘nesër, në orën 09:00, do të vish në
Tiranë të takosh një mikun tënd‘.
Pasi e pyes së kë, ajo më tha se do
të vish tek rruga ‘Myslym Shyri‘,
tek një lokal ku ke qenë njëherë
me Verin dhe e mbylli telefonin.
Të nesërmen shkova në Tiranë
dhe ulem në lokal dhe pres. Pas
një ore, vjen Enver Rabija. Bisedojmë
me njëri- tjetrin. E pyes se
kur erdhe në Tiranë, me çfarë
makine erdhe, dhe kush të solli.
Enveri m‘u përgjigj që ‘më solli
Ben Boriçi me një makinë benz
veturë‘. ‘Punët me këta, unë i kam
shumë keq. Ata do të më vrasin
dhe ishte shumë i shqetësuar. Të
kërkova të takohemi, pasi dua
ndihmën tënde që unë të largohem
në Greqi‘, më tha Enveri. I
them që do të interesohem. Mbas
kësaj bisede, unë largohem për në
Fier. Mbas dy-tri ditësh të kësaj
bisede, Enver Rabija u hodh në
erë me një bombë në rrugën Don
Bosko në Tiranë.
Dëshmia e Izet Kurtit
Si më mori në pyetje Alfred Shkurti, pas vrasjes së Ramadanit
Ka qenë muaji qershor i vitit 1997, rreth orës 14:30,
unë u ktheva nga puna dhe shkova në shtëpi dhe
gjeta vjehrrin Ramazan Zeneli. Pas pak, dëgjova një
breshëri armësh. Pasi dola në ballkon, më thotë një komshi
që "futu brenda se ka ndodhur një vrasje para pallatit".
Sapo futem, shoh që vjehrri im, Ramazani, kishte
dalë nga shtëpia. Dola për të parë se ku kishte shkuar vjehrri
dhe 50 metra larg pallatit pash dy automjete që ishin
në krahë të kundërt. Te makina e parë pashë që ishin dy të
vrarë, shoferi dhe një person tjetër i vrarë në sediljen e
pasme dhe ai ishte Ramadan Shkurti. Ramazani kishte një
automatik ‘Skorpions‘ në dorë dhe ishte i veshur me rroba
policie, kishte mbështetur kokën në pjesën e pasme dhe
po rënkonte. Ishte i gjallë. Ndërsa shoferi, gjysmën e trupit
e kishte të rrëzuar në tokë, ndërsa këmbët i kishte te pedalet
e makinës dhe ky kishte një pistoletë në dorë. Edhe ky
ishte gjallë dhe po rënkonte. Ndërkohë vjehrri im ishte tek
lokali i Alfred Dajës, ku ishte një person tjetër i vrarë. Menjëherë,
unë me një punonjës policie që e quajnë Fani e marrim
dhe e mbulojmë me mbulesat e tavolinave. Personi i
vrarë kishte gojën të mbushur me bukë. Mësova se i vrari
ishte Genci Kashari. Me sa më kujtohet, pashë që Artur
Daja shkoi drejt makinës ku ishte Ramadani me atë personin
tjetër, i mori pistoletën shoferit të plagosur dhe i thotë
‘ti do më vrisje mua‘ dhe me këtë pistoletë godet mbi këtë
person dhe Ramadan Shkurtin. I merr Ramadanit automatikun
dhe largohet. Dëgjova nga të pranishmit se aty kishte
qenë edhe Alfred Shkurti. Duhet të ketë qenë muaji
mars 1999. Më kanë marrë tre persona, midis të cilëve edhe
Erion Cici dhe më kanë shoqëruar te Komisariati i Policisë
Nr.2, duke më thënë se të kërkon i madhi ynë, Fredi Shkurti,
për të sqaruar diçka. U nisëm në këmbë. Mbërritën
te godina dhe u futa në një dhomë. Sa u futa brenda, gjeta
Arben Boriçin duke ngrënë bukë. Në këtë moment, Arben
Boriçi doli nga dhoma dhe personi tjetër ngriti zërin e televizorit
dhe më goditi me ç‘të mundej. Kur po më rrihnin, i
pyes që çfarë kam bërë unë që më rrihni, të katërt më
përgjigjen: Do të vrasim fare. Ti nuk ndikove te Tur Daja
që të shpëtoje Ramadanin e shoferin e tij. Kam të fiksuar
në këtë moment që Erion Cici më ka thënë që ‘ti duhej ta
kishe shpëtuar Ramadanin, pasi ai ishte hero‘. Vazhdonin
të më rrihnin për 20 minuta, si pasojë e këtyre goditjeve
kam rënë pa ndjenja.
Dëshmia e Dervish Arapit
Shkurti më merrte në pyetje për dhëndrin, Gramoz Selmani
Dua të deklaroj se kohët e fundit, kam dëgjuar në
stacione të ndryshme televizive për goditjen që
i është bërë grupit kriminal të Alfred Shkurtit në
Lushnjë. Në lidhje me aktivitetin kriminal kam për të deklaruar:
banda e Lushnjës ka rrahur djalin tim Ademin.
Kishte kaluar një muaj nga koha që Ademi kishte dalë nga
spitali dhe më vjen në shtëpi Vjollca, gruaja e Ademit dhe
më thotë se ‘më ka dërguar Fred Shkurti që ti të vish tani,
bashkë me mua për ta takuar atë, ndryshe në darkë ata
do të vinë tek shtëpia dhe do të vënë tritolin‘. Më tha se
‘duhet të shkosh në Komisariatin e Policisë Nr.2‘. Shkova
atje në postbllok dhe pashë që ishin katër djem të rinj. U
them se jam Dervish Arapi dhe më kërkuar Fredi. Futem
brenda dhe ulem në një divan. Sapo ulem, ngjitur meje
ulet një person tjetër dhe më thotë ‘jam Fredi‘. I them:
‘Urdhëro Fredi e fol‘. Ai më tha se ku është Mozi (Gramoz
Selmani, dhëndri i tij), sepse më ka vrarë vëllanë. Ai nuk
e dinte që brenda ishte vëllai im dhe kur i thashë për
takim, nuk më erdhi. Aty ndenja 2-3 orë dhe Fredi më tha
se ‘unë urdhërova ushtarët e mi që ta rrihnin Ademin,
por jo shumë‘. Pas kësaj, më tha ‘ik në shtëpi dhe nëse
vjen Mozi, më lajmëro menjëherë‘. Ka qenë fundi i vitit
‘98, në shtëpinë time, në fshatin Binaj, në orët e vona të
natës, vjen Gramoz Selmani, dhe pa thënë asnjë fjalë, i
thotë gruas së vet, Neroidës, ‘bëhu gati se do të ikim se
Tur Daja u vra‘. Katër ditë më pas, në shtëpinë time,
mbërritën disa persona me një furgon të bardhë. Nga
personat njoha Ilir Stergun. Personat me armë më thanë
nëse ka ardhur në shtëpi për Gramoz Selmanin. I thashë
që nuk ka ardhur. Disa ditë më vonë, në shtëpi më vjen
Vjollca, gruaja e djalit. Më thotë se ‘të kërkon sërish Fredi‘.
Unë nisem menjëherë dhe shkoj në postbllokun e
Komisariatit Nr.2. Pasi e vunë në dijeni, Fredi më thotë
‘futu brenda‘. Menjëherë Fredi më tha se ‘i ke kryer porosit
e mia‘. Unë i thashë se nuk e di ku është, por po të
vijë, do të njoftoj menjëherë. Në vazhdim, më thotë ‘e
more vesh për Turin që i premë kokën‘. Unë i them që po
kam dëgjuar. Përsëri më thotë që po e kapa Gramozin, do
të shqyej në katër pjesë, duke e lidhur në katër makina.
Gjatë kohës që është kërkuar nga Fredi, Gramozit i kanë
bërë disa prita.