E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zhvillohet gjyqi për dy të akuzuar për prostitucion

“Arrest në burg” ka dhënë gjykata e rrethit gjyqësor Fier për Enri Manaj, ndërsa për shtetasintjetër Shefqet Kasa ajo e ka liruar nga salla e gjyqit për mungesë provash. Të dy këta shtetas janë arrestuar nga policia e Fierit më datën 28 prill, të këtij vitinë kuadrin e një operacioni të koduar “Inxhinjeri” për veprën penale ‘shfytëzim prostitucioni’. Sipas policisë këta shtetas për një periudhë një mujore kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni duke ushtruar dhe dhunë fizike e psikike shtetasen me inicialet RK e moshës 16 vjeçebanuese në Fier. Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka paraqiturprovat për këta dy shtetas. Pas fakteve të paraqitura të grumbulluara nga organi i akuzës dhënë trupit gjykues prokurori ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit arrest në burg për 25 vjeçarin Enri Manaj, ndërsa përshtetasin tjetër të arrestuar57 vjeçarin Shefqet Kasa ajo ka kërkuar lirimin e tij nga salla e gjyqit dhe paraqitjen te oficeret e policisë gjyqësore. Është një vendim i drejte, tha avokati i arrestuarit Kasa. Kjo tregon mënyrën e e vendosjes së drejtësisë dhe vënien e nderit në vend të këtij familjari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›