E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden trupat e pa jetë të aksidentit të ndodhur te "Ura e Fosforit"

 

Policia e shtetit ka bërë të ditur për median se pas një operacioni të menjëhershëm me marrjen e informacionit të rrëzimit të një makine në ujrat e lumit Vjosë pranë Memaliajt, kanë gjetur dhe identifikuar trupat e të mbyturve. Personat që humbën jetën në këtë aksident automobilistik janë Ramazan dhe Mevlude Alimi bashkëshortë, përkatësisht 47 dhe 46 vjeç. Çifti Alimi ishte nisur për të shkuar në shtetin fqinj Greqinë por në vendin e quajtur "Ura e Fosforit" makina e tyre përfundoi tragjikisht udhëtimin duke u rrëzuar në lumë. Po hetohet për shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›