E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë i fundit i dinastisë Kennedi. Bota e lirë në zi

Senatori amerikan, Edeard Kennedy, figurë shumë e rëndësishme në Partinë Demokratike, i cili drejtoi një nga familjet politike më të njohura në SHBA pas vrasjeve të dy vëllezërve të tij më të mëdhenj, ndërroi jetë sot në moshën 77 vjeçare, njoftoi rrjeti televiziv amerikan, CNN. Një nga senatorët me më shumë influencë dhe me karrierë më të gjatë në historinë e SHBA-së, mbështetës i standarteve liberale i cili njihet si një nga kongresmenët më të aftë për të arritur marrëveshje mbi çështje të ndryshme, Kennedy vuante nga një kancer në tru, më të cilin u diagnostikua në maj të vitit 2008. I njohur si "Teddy", ai ishte vëllai i presidentit John Kennedy, i vrarë në vitin 1963, senatorit Robert Kennedy, i varë gjatë fushatës për nominimin presidencial të kampit të demokratëve në vitin 1968 dhe vëllai i Joe Kennedy, pilot i vrarë gjatë Luftës II Botërore


Vlerësime


Bush: Tedi ishte një lider 47 vjet në shërbim të njerzve


Edhe ish presidenti amerikan, republikani George W. Bush, bashkohet me ngushëllimet e shumta që po bëhen për vdekjen e Ted Kenedit (Edward M. Kennedy). "Bashkëshortja ime dhe unë jemi thellësisht të prekur nga lajmi se Ted Kenedi e humbi betejën e tij të guximshme kundër kancerit. Edhe pse nuk kemi qenë dakord mbi shumë çështje, unë gjithmonë e kam respektuar shërbimin e tij të vendosur dhe të pandërprerë për publikun, aq sa ka marrë edhe një çmim nga fondacioni Bush. Ted Kenedi ka qenë një figurë me peshë të madhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara, një lider që iu përgjigj detyrës për rreth 47 vjet, dhe humbja e tij mbyll një kapitull të jashtëzakonshëm në vetë historinë e Senatit", deklaroi ish presidenti amerikan, George W. Bush, i cituar nga CNN.


Brown: Çdo kontinent do ta kujtojë me dhimbje


Kryeministri britanik, Gordon Brown i bëri homazh sot senatorit amerikan Edward "Ted" Kennedy, i cili vdiq dje në mbrëmje, duke theksuar ai do të kujtohet me dhimbje "në çdo kontinent", ndërsa pararendësi i tij Tony Blair shprehu keqardhjen për një njeri që ka ngjallur "admirimin" e të gjithë botës. "Për senatorin Edward Kennedy do të shprehin keqardhjen jo vetëm në Amerikë, por në çdo kontinent", deklaroi Broën në një komunikatë. "Ai admirohet në të gjithë botën si senatori i senatorëve", shtoi ai, duke u shprehur "krenar" që ka qenë një ndër miqtë e tij të shumtë. Broën përshëndeti rolin që ka luajtur në botë Edward Kennedy për "nxitjen e arsimimit të fëijëve dhe për shëndetin e tyre". "Ai shprehej se çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij", shtoi ai. "Edhe pse po përballej me sëmundjen dhe vdekjen, ai nuk rreshti asnjëherë së luftuari për kauzat që ishin bërë jeta e tij", vazhdoi ai. Pararendësi i Brown në Downing Street, Tony Blair, theksoi se senatori Kennedy ishte "një personnalitet që frymëzon admirim, respekt dhe devocion, jo vetëm në Amerikë, por në botë".


Napolitano: Bota e lirë sot duhet të bëjë homazhe


"Humbëm një protagonist të madh të jetës publike amerikane, një luftëtar dhe interpretues koherent të rolit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, gardiani i përhershëm i asaj dialektike demokratike dhe garancive të lirisë që i dhanë forcë dhe prestigj vendit. Në këtë mënyrë figura e Ted Kennedy ka lënë një gjurmë të thellë dhe meriton homazhin e të gjithë botës së lirë", u shpreh presidenti i Republikës së Italisë, pas lajmit të vdekjes së senatorit amerikan, Ted Kennedy.


Momentet e vështira të dinastisë Kennedi


Historia jetësore e pjesëtarëve të familjes Kennedy, e mirënjohur për arritjet e tyre të jashtëzakonshme, ka patur herë pas here përballje me tragjedi, përfshi vrasjen e presidentit John Kennedy në vitin 1963 dhe të senatorit Robert Kennedy në vitin 1968. Më poshtë vijon një kronologji e momenteve më të rënda nëpër të cilat ka kaluar dinastia politike më e njohur amerikane:


1941: Rosemary Kennedy, vajza më e madhe e Joseph and Rose Kennedy, e cila kishte probleme mendore, u shtrua në një klinikë të specializuar për gjithë jetën pasi një ndërhyrje kirurgjikale lobotomike (neurokirugjike) minimizoi aftësitë e saj jetësore. Ajo vdiq në vitin 2005.


1944: Joseph Kennedy i Riu, më i madhi i nëntë fëmijëve të familjes Kennedy, humbi jetën në moshën 29 vjeçare në një aksident ajror mbi ngushticën Pas de Calais, gjatë Luftës II Botërore ndërkohë që ishte me mision ushtarak.


1948: Kathleen Kennedy Cavendish, e katërta e fëmijëve të familjes Kennedy, humbi jetën nga një aksident ajror në Francë në moshën 28 vjeçare.


1963: Presidenti John Kennedy u vra më 22 nëntor ndërkohë që po zhvillonte një parakalim presidencial me bashkëshorten e tij në Dallas, Texas, në moshën 46 vjeçare.


1964: Senator Edëard Kennedy, pjestari më i ri i familjes, pothuajse gjeti vdekjen në një aksident ajror, ku humbi jetën një asistent i tij.


1968: Senatori Robert Kennedy u vra më 5 qershor në Los Anxheles në moshën 42 vjeçare, mennjëherë pasi kishte fituar në votimet presidenciale parazgjedhore të demokratëve në Kaliforni.


1969: Edëard Kennedy humbi kontrollin e atumjetit të tij kur po kthehej në shtëpi pas një feste në ishullin Chappaquiddick në Masaçusets. Një asitstente që ndodhej me të në makinë,  Mary Jo Kopechne, humbi jetën gjatë aksidentit.


1984: David Kennedy, djali i senatorit Robert, humbi jetën nga përdorimi i shumtë i drogës në moshën 28 vjeçare.


1997: Një tjetër djali i Robert Kennedy, Michael, humbi jetën në një aksident me ski në Aspen, Kolorado, në moshën 39 vjeçare.


1999: John Kennedy i Riu. së bashku me bashkshorten dhe kunatën e tij humbën jetën në një aksident ajror kur avioni me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua mbi ujërat e rajonit "Martha Vineyard" në Masaçusets.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›