Ekstradohet nga Londra 41-vjeçari, i dënuar për vrasje

I shumëkërkuari ndërkombëtar dhe njëkohësisht i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Adriatik Zotaj 15 vjet më parë, është ekstraduar nga Londra në Tiranë. 41-vjeçari Vullnet Veiz Mucellit, lindur në Përmet u ekstradua sot rreth orës 13.00 nga Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën.
Gjykata e Tiranës në 25.09.1998, e dënoi shtetasin Vullnet Mucelli me 25 vjet burg, për “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Vullnet Mucelli u shpall fajtor për vrasjen me armë zjarri të Adriatik Zotaj, vrasje e ndodhur në 13.06.1997, në Tiranë, kur ai ishte 26 vjeç.
Falë bashkëpunimit mes dy interpoleve u mundësua arrestimi i Vullnet Mucellit, i cili pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.