Lezhë, krim brenda familjes, vëllai plagos të vëllanë

Një grindje mes dy vëllezërve është bërë shkak i plagosjes së njërit prej tyre. Krimi brenda familjes është shënuar mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës, ku pas një debati mes dy vëllezvërve, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri mbi tjetrin, duke e lënë të plagosur. Ndërkohë i lënduari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkaq policia e Lezhës ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.