Fyle në Shkup: Hapet dialogu Maqedoni-BE
SHKUP-Komisioneri për Zgjerim i BE, Stefan Fyle, ka nisur sot vizitën zyrtare në Maqedoni.
Megjithëse vizita po zhvillohet në një situatë të nxehtë për shkak të incidenteve me natyrë etnike në konferencën e përbashkët të shtypit të dy zyrtarëve, Fyle dhe kryeministrit Gruevksi nuk është bërë asnjë deklaratë rreth tyre.
Temë e bisedës ka qenë integrimi i Maqedonisë në BE.
Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle bëri thirrje sot në Shkup që të vazhdojë procesi i reformave dhe dialogu në relacionin BE - Maqedoni.
Ai këtë e theksoi sot në Shkup me rastin e hapjes së dialogut të nivelit të lartë midis BE-së dhe Maqedonisë.
"Ajo që po fillojmë sot është një proces gjithpërfshirës, një politikë aktive e dialogut midis nesh, por edhe në kornizë inkluzive për reformat që do të jenë në dobi të gjithë qytetarëve", deklaroi eurokomisioneri Fyle.
Sipas tij, Komisioni Evropian është i bindur se e ardhmja e Maqedonisë është në BE.
"Dëshirojmë që të punojmë bashkërisht me ju që anëtarësimi në Bashkimit Europian të bëhet realitet", theksoi Fule.
Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski si bashkëdrejtues i këtij procesi theksoi se Qeveria ka vullnet të fortë politik për të vazhduar reformat në të gjitha fushat.
(d.b/BalkanWeb)