E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Putin shpall ditë pushimi për betimin e tij

MOSKË - Kryeministri rus Vladimir Putin ka shpallur sot një periudhë pushimi prej katër ditësh, duke përfshirë 7 majin, dita zyrtare e betimit të tij në Kremlin, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti i zgjedhur nuk dha asnjë referencë ndaj betimit të tij, që pritet të shënojë rikthimin e tij në Kremlin pas katër vjetësh si kryetar i qeverisë.

Putini theksoi se gjatë periudhës 6-9 maj rusët nuk do të shkonin në punë, njerëzit u shprehën në favor të festave publike shtesë për të shkuar në fshat, në kopshtin e tyre të perimeve.

9 maji, data kur rusët festojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, festohet çdo vit. Gjithashtu, të shtunat 5 dhe 12 maj do të jenë ditë pune në këmbim të 7 dhe 8 majit.
Vladimir Putin u zgjodh president me rreth 64 për qind të votave më 4 mars në kushte të diskutueshme, megjithë një lëvizje të madhe proteste.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›