Përmbytja në Lezhë, pastrohet kanali kullues
LEZHE- Bordi i Kullimit dhe Komuna e Shëngjinit nën monitorimin dhe të institucionit të Prefekturës së Lezhës kanë nisur që prej tre ditësh ndërhyrjet në kanalin kullues në Ishull të Lezhës, mosfunksionimi i të cilit ishte dhe shkaku kryesor i përmbytjes së 100 shtëpive nga reshjet e tetorit. Sipas bordit të kullimit në prefekturë, projekti i planifikuar nga komuna nuk është një zgjidhje definitive, por e përkohshme deri sa problem i përmbytjeve të marrë fund të Ishill Lezhë. Ndërhyrja po bëhet në Lagjen e re, e cila ishte më e prekura nga përmbytjet e tetorit. Gjatë realizimit të punimeve për një zgjidhje emergjente, është gjetur edhe mirëkuptimi i banorëvë për pishjen e ndërtimev në kanalin kullues.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)