Kukës, polici kërcënon me armë mjekun
KUKËS- Mjeku Mark Nufi është kërcënuar me armë në momentin që ishte në krye të detyrës në spitalin e Kukësit. Nufi është kërcënuar nga polici i paraburgimit Afrim Kastrati. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Kukësit. Vetë mjeku ka bërë denoncimin për policin që i drejtoi armën e shërbimit. Sipas mjekut Nufi, kërcënimi me armë i është bërë për shkak të detyrës. Ndërsa polici Afrim Kastrati i ka mohuar akuzat e mjekut Mark Nufi.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)