E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma trafikanti shqiptar

TIRANë- Një 34 vjeçar nga Peqini, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet burg për trafik prostitucioni, në bashkëpunim, u ekstradua sot nga Roma, ku jetonte prej vitesh. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se "34 vjeçari Gentian Liçi, në bashkëpunim me Petrit e Gëzim Liçin, Hazir Zhyra, Dilaver Muhja dhe Kristaq Elezi, akuzohen se me anë të mashtrimit, në prill të vitit 2002, kanë trafikuar për qëllime përfitimi shtetasen I. T. Ai është dënuar në mars të vitit 2006 me 15 vjet burg nga gjykata e Lushnjes. Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, 34 vjeçari nga Peqini i Elbasanit, iu dorëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e dhënë më parë nga drejtësia shqiptare.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›