"Kriza", deputetët grekë do paguhen 800 euro më pak
ATHINë- Me masat e reja të qeverisë greke për shkurtimin e shpenzimeve shtetërore dhe deficitit buxhetor, është parashikuar edhe reduktimi i pagave mujore të deputetëve grekë me mesatarisht 800 euro. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i parlamentit të Greqisë, Philippos Petsalnikos. Sipas kryeparlamentarit, me masat e reja parashikohet ulja e pagave dhe e dietave të deputetëve me pesë për qind dhe me dhjetë për qind do të reduktohen shpenzimet e transportit, çka gjithsej përbën 800 euro më pak. Aktualisht deputetët grekë paguhen mesatarisht rreth 7.800 euro në muaj, përfshi transportin dhe dietat. Me masat që do të marrë qeveria, parashikohet që në buxhetin shtetëror këtë vit të kursehen 3,36 miliardë euro, theksoi Petsalnikos. (e.n/mia/BalkanWeb)