E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko kritikon Janukoviçin

Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko kritikoi sot ashpër rivalin e
saj politik në shfaqjen e saj të parë publike, që kur humbi në garën
zgjedhore me të, në votimet presidenciale të së dielës.Zonja
Timoshenko tha se kandidati rival Viktor Janukoviç dhe partia e tij
bënë premtime të rreme gjatë zgjedhjeve. Ajo nuk foli për humbjen në
zgjedhje por një këshilltar i saj i lartë u tha gazetarëve se ajo nuk
ka ndër mend të japë dorëheqjen. Zoti Janukoviç i ka bërë thirrje
zonjës Timoshenko që të tërhiqet, duke thënë se vendit nuk i duhet një
tjetër krizë politike. Sipas rezultateve paraprake zyrtare, zoti
Janukoviç fitoi ndaj zonjës Timoshenko me një diferecë prej 3.5 për
qind. Ndërkohë, një zëdhënëse e Presidentit rus Dmitri Medvedev thotë
se Rusia pret që marrëdhëniet me Ukrainën të përmirësohen falë
rezultatit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›