Tiranë, aksidentohet gjatë shërbimit polici rrugor
TIRANE- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një efektivi të policisë rrugore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Kastriot Aliaj ishte duke kryer shërbimin në afërsi të Sukthit kur një automjet e ka përplasur atë te bordura dhe është larguar me shpejtësi nga vendgjarja. Polici është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak, ndërsa mjekët thonë që gjendja e tij është e rëndë. Ndërkohë policia është në kërkim të mjetit që aksidentoi policin duke u larguar nga vendngjarja.(m.a/News24/BalkanWeb)