E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Zgjidhja e ngërçit, në interes të vendit

Në Shqipëri ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian Helmuth
Lohan, ndërsa vlerësoi pozitivisht tryezën e bisedimeve të organizuar
nga presidenti Bamir Topi për zgjidhjen e ngërçit politik, tha sot se
udhëheqësit shqiptarë duhet ta bëjnë këtë në interes të vendit dhe
perspektivës evropiane të tij. Zgjatja në kohë e kësaj gjendjeje do të
ketë ndikim në vlerësimin e Brukselit mbi Shqipërinë theksoi ambasadori
Lohan. Deklarata e tij pason ato të një dite më parë të ambasadës
amerikane dhe Osbe-së ku takimi që pritet të mbahet të shtunën mes
kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama vlerësohej
si një mundësi e rëndësishme për zgjidhjen e shpejtë të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›