E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granatë firmës së ndërtimit, pas konfliktit për pronën

Tiranë- Konflikti për pronën ka qenë shkak i ngjarjes së mbrëmshme në Tiranë, kur një person hodhi një granatë në zyrën e një firme ndërtimi, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Burime nga policia thanë se një orë pas ngjarjes u identifikua dhe u kap i autori i dyshuari kryesor i hedhjes së granatës. Të njëjtat burime thanë se Elton Bendo 32-vjeç dyshohet të jetë autori i cili hodhi granatën pranë zyrave të një firmë ndërtimi pas një sherri me këtë të fundit për çështje pronësie.

Elton Bendo pronar i një pjesë tokë pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë ka vendosur të hakmerret me një granatë ndaj firmës ndërtuese e cila kishte marrë përsipër të ndërtonte një objekt në tokën e tij. Prej disa kohësh drejtuesit e firmës ndërtuese ishin në negociata me pronarin e tokës për të ndërtuar një objekt. Por duket se pronari i tokës ku do të kryheshin ndërtimet, nuk ka rënë dakord me pazarin e vendosur prej firmës ndërtuese. Megjithëse Elton Bendo ka tentuar të bindë ndërtuesit të pranojnë ofertën e tij, ka dështuar. Pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, 32-vjeçari Bendo ka vendosur të hakmerret. Në orët e vona të mbrëmjes policia i komunikoi 32-vjeçarit masën e arrestit.

Hene, ora 21,25Tiranë, granatë pranë stadiumit “Dinamo”Tiranë- Një shpërthim granate është dëgjuar pak më parë në një pallat pas stadiumit”Dinamo”, në Tiranë. Banorët janë vënë në panik, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.

Sipas të dhënave të para mësohet se për ngjarjen është shoqëruar një i dyshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Hetimet paraprake flasin për një granatë të hedhur në zyrën e një firme ndërtimi që ndodhej në këtë zonë, por ende nuk ka detaje zyrtare për ngjarjen.

Për fat, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe panik që ka përfshirë banorët e zonës.

Personi, i dyshuar për ngjarjen është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për të hedhur dritë rreth asaj që ka ndodhur. Ndërkohë që policia është duke hetuar në disa pista për këtë shkaqet e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›