Ekstradohet nga Turqia i kërkuari për vrasje
Ekstradohet nga Turqia i kërkuari nga drejtësia shqiptare për veprën penale të vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Engjell Zeqo është dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit në 2002, me 15 vjet burg.
TIRANE- Ekstradohet nga Stambolli drejt Shqipërisë, Engell Zeqo, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për veprat penale, vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Engjell Zeqo është dënuar nga Gjykata e Fierit në dhjetor të 2002 në mungesë, me 15 vjet burg për vrasjen e Fatos Kalemit.
Ai është arrestuar në Stamboll pas 7 vitesh kërkim nga Interpoli, ndërsa strehohej në Turqi me identitet të rremë. Në momentin e arrestimit, Zeqo ka pretenduar se nuk ishte ai personi që kërkonin, ndërsa zotëronte një pasaportë me identitet të rremë. Pas identifikimit të fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve, polica e ka shoqëruar atë për në Burgun e Metrisit në Stamboll . Ekstradimi i 44 vjecarit u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Ankaran.
(e.n/BalkanWeb)