Ministri i Drejtësisë Nishani takon homologen kosovare
Takimi i parë si ministër i drejtëisë Bujar Nishani e ka zhvilluar me homologen kosovare Nekibe Kelmendi. Takimi ka nisur me urimin e ministres së Kosovës për detyrën që sapo ka marrë Nishani dhe më pas ka vazhduar me bashkëpunimin mes dy vendeve. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani u shpreh i gatshëm për të ndihmuar si ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe institucionet e saj të varësisë me eksperiencën shqiptare. Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë së Kosovës shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gazmend Pula dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Florian Dushi.