Nishani pret homologen kosovare: Bashkëpunim dypalësh
Takimi mes dy ministrave të dretësisë u përqëndrua në bashkëpunimin e frytshëm që dy palët do të kenë në të gjitha fushat e drejtësisë, si në fushën e hartimit të ligjeve, në administrimin dhe të funksionimin e burgjeve etj.
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka takuar sot homologen kosovare, znj.Nekibe. Takimi mes dy ministrave u përqëndrua në bashkëpunimin e frytshëm që dy palët do të kenë në të gjitha fushat e drejtësisë, si në fushën e hartimit të ligjeve, administrimit dhe të funksionimit të burgjeve, në fushën e mjeksisë ligjore, noterisë etj. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani u shpreh i gatshëm për të ndihmuar si ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe institucionet e saj të varësisë me eksperiencën shqiptare.
Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë së Kosovës shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Florian Dushi.
(e.n/BalkanWeb)