Tiranë, hapet Qendra e Informimit të BE
TIRANE- Përurohet hapja e Qendrës së Informimit të Bashkimit Europian në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Pierre Mirel, tha se kjo Qendër do të lehtësojë informacionin për publikun mbi Bashkimin Europian, si dhe kontribuojë për suksesin e Shqipërisë në BE. Shqipëria tani ka hyrë në një proces, qëllimi i fundit i të cilit është anëtarësimi i saj në BE.
"Deri tani është arritur progres mjaft i mirë dhe ne jemi të sigurt që gjithsesi nëse përmbushen këto kritere ne do të jemi në një pozitë që do të mund të rekomandojmë heqjen e vizave për Shqipërinë në pjesën e parë të vitit 2010", tha Drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE.
Qendra e Informimit të BE-së, do të ndihmojë qytetarët të informohen mbi ecurinë e proceseve integruese drejt BE-së. Ajo do të ofrojë disa shërbime që do të jenë falas, duke përfshirë botime të ndryshme qasje në internet, vende leximi, kontakte mes njerëzve për t'u informuar etj.
Qendra e Informimit në Tiranë, do të jetë pika e referencës për gjithë rrjetin e pikave të informimit të BE-së të ngritura në 7 universitete të Shqipërisë. Gjatë përurimit të sotëm ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarë të Qeverisë, Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, përfaqësues të opozitës, të trupit diplomatik etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)