E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shqiptare-belge, luftë të përbashkët kundër krimit

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Fernand Koekelberg, kanë firmosur Planin e Përbashkët të veprimit për vitet 2009-2010 ndërmjet strukturave policore të dy vendeve. Ky plan veprimi konsiston në mbështetjen me trajnime të specializuara dhe në shkëmbimin e eksperiencës dhe përvojës më të mirë mes policisë Belge dhe asaj Shqiptare, e ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme. Përfaqësuesi i policisë belge u shpreh se për të nënvizuar rëndësinë që Belgjika i jep Ballkanit dhe në veçanti Shqipërisë, gjatë vitit 2010 kur Belgjika do të ketë presidencën e Bashkimit Europian, kemi zgjedhur Tiranën për takimin e oficerëve ndërlidhës të të gjithë Europës për Ballkanin, dhe kjo tregon rolin dhe rëndësinë që i japim Shqipërisë.

Kjo do i shërbejë përpjekjeve tuaja në luftën kundër krimit dhe përbën një ndihmesë të madhe për ju në rrugën drejt BE-së. Plani i Veprimit ndërmjet strukturave policore të Republikës së Shqipërisë dhe atyre të Mbretërisë së Belgjikës për vitet 2009-2010 përfshin bashkëpunimin në fushën e takimeve të specialistëve dhe të trajnimeve në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar, pastrimit të parave, falsifikimit të dokumenteve, kundër terrorizmit, mbrojtjes së të dhënave me karakter personal etj:
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›