E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Albsig” festoon 5 vjetorin, shërbime të reja për klientët

TIRANE- Kompania e sigurimeve “Albsig” ka festuar 5 vjetorin e aktivititetit të saj në vendin tonë. Kjo komapni ofron 25 lloje të ndryshme produktesh sigurimi, ndërsa ka një klientelë prej mbi gjysmë milioni.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua se “Albsig” zotëron një situatë financiare të shëndoshë, dhe kjo është një garanci për t’iu përgjigjur me shpejtësi klientëve.

“Albsig” ka zgjeruar gamën e produkteve dhe po fokusohet në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të shpejta për të gjitha llojet e risqeve, si për klientet individual ashtu dhe për korporatat. Një nga produktet e reja është dhe paketa “sigurimi nga sëmundjet” që ofron shërbim të zgjeruar shëndetësor për klientet, përfshirë trajtimin në klinikat më të mria në vend dhe jashtë tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›