Topi: Shqipëria vend i sigurtë për të investuar
TIRANË- Shqipëria tashmë është një vend i sigurtë për të investuar dhe këtë tashmë e tregon qartë edhe prania e 800 kompanive të huaja, përfaqësuar në edicionin e 16-të në panairin ndërkombëtar të Tiranës, “Klik Ekspo Group”. Me këto fjalë iu është drejtuar presidenti i vendit Bamir Topi sipërmarrësve të huaj dhe vendas, gjatë një pritjeje të organizuar prej tij në Pallatin e Brigadave.
Duke u ndalur në sigurinë dhe kushtet e përshtatshme për ngritjen dhe ecurinë e biznesit që ofron vendi ynë, presidenti Topi edhe një herë ftoi bizneset dhe investitorët e huaj, që të jenë të vëmendshëm ndaj Shqipërisë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.
(m.a/News24/BalkanWeb)