E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në Francë, të rinjtë përleshen me policinë

Përleshjet e dhunshme mes të rinjve dhe policisë plagosën 16 persona dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në Amiens, në veri të Francës, bënë të ditur burime zyrtare franceze.

Sipas raportimeve shkak për trazirat duket se ka qenë arrestimi i një personi për mënyrën e drejtimit të makinës. 16 policë u plagosën gjatë trazirave, ndërsa rreth 100 të rinj sulmuan me fishekzjarre autoritetet.

“Rreth 100 të rinj sulmuan forcat e policisë, që kishin ardhur për të siguruar zonën pas përleshjeve. Të paktën 16 policë u plagosën nga plumbat dhe predhat”, theksoi prefektura.

“Policia sulmoi me gaz lotsjellës dhe plumba gome Amiens ka qenë vazhdimisht i prekur nga incidentet, por asnjëherë në këtë shkallë me tri ndërtesa publike të shkatërruara ", përfundoi prefektura.

Kjo situatë e nderë solli dhe reagimin e menjëhershëm të presidenti Holande, I cili u zotua se do të vendoste menjëherë qetësinë. “Prioriteti ynë është siguria që do të thotë se në buxhetin tjetër do të përfshijmë burime shtesë për xhandarmërinë dhe policinë”, deklaroi presidenti ai./Start/

                                                                                             2012-08-14 18:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›