E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, eksploziv makinës së djalit të ish-deputetit të PS

Shkatërrohet me lëndë eksplozive makina e djalit të ishdeputetit të PS-së, Shyqyri Duraku.

Ngjarja që tronditi Sarandën në kulmin e sezonit turistik, ndodhi dje rreth orës 05:30 në Lagjen Nr.1, që ndodhet mbi rrugën Turizëm – Kanali i Çukës. Automjeti tip Mercedes-Benz CLS 350, me targë TR 0202 M është shkatërruar plotësisht nga një sasi eksplozivi i dyshuar si tritol, që ishte vendosur poshtë mjetit. Sipas Policisë së Sarandës, makina është në pronësi të Ermir Durakut, djalit të biznesmenit Shyqyri Duraku. Ai njihet si pronar i Vila Duraku, godinë e orientuar në hoteleri në qytetin e Sarandës. Mësohet se i riu e kishte parkuar makinën në një rrugë dytësore mbi hotelin e tij, pasi parkingu para godinës ishte i zënë nga pushuesit që kanë marrë dhoma në hotelin në pronësi të tij. Rreth orës 05:30, persona ende të paidentifikuar, që dyshohet të kenë qenë dy veta, janë afruar pranë mjetit dhe kanë hedhur poshtë saj sasinë e lëndës eksplozive. Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin, ndërsa turistët e ndodhur në hotel janë…

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›