Ekstradohet “ushtari” i Lul Berishës
Autori i Lajmit: red.
Një prej ushtarëve të Lul Berishës, anëtar i bandës së Durrësit, është sjellë dje në pranga nga Roma. Bujar Gashi, i akuzuar për vrasje me paramendim, u ekstradua nga Interpol Tirana mesditën e djeshme. Policia italiane kishte vënë në pranga të shpallurin në kërkim nga drejtësia shqiptare më 25 shtator të vitit 2008. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur dje se ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.114, datë 21.07.2008, ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim”. Sipas vendimit të gjykatës, më datë 09.07.2000, rreth orës 22.00, në vendin e quajtur Shënavlash, Durrës, Bujar Gashi në bashkëpunim me disa persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Dritan Dishën.
Arrestimi
Bujar Gashi, 36 vjeç, lindur e banues në Durrës, është arrestuar në shtator të vitit të shkuar në Trento të Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Emri i Bujar Gashit, rreth katër vjet më parë, është përfshirë në listën e anëtarëve të “Bandës së Durrësit”, dhe dyshohet se kishte marrë pjesë në një vrasje. Bëhet fjalë për vrasjen e Dritan Dishës e ndodhur në vitin 2000 në Shënavlash të Durrësit. Për këtë vrasje akuzohen si autorë të dyshuar Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai, aktualisht të arrestuar dhe Bujar Gashi. Ndaj këtij të fundit, gjykata vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” në mungesë, në muajin korrik të këtij viti, ndërsa policia e shpalli atë person në kërkim ndërkombëtar. Burime nga policia thanë se Gashi kishte mundur të largohej disa kohë më parë nga Shqipëria për t u shpëtuar prangave, ndërsa shumë anëtarë të bandës ku ai bënte pjesë po prangoseshin një e nga një. Kështu Gashi strehohej në Itali, ku duket se lëvizte lirshëm, ndërsa emri i tij u zbulua nga prokuroria si i implikuar në një vrasje e pjesëmarrës në organizatë kriminale. Policia italiane njoftoi homologët shqiptarë se kishte ndaluar Gashin dhe pas verifikimeve rezultoi se ai figuronte në listën e personave të kërkuar ndaj dhe e dërguan në qeli.
Ngjarja
Ngjarja për të cilën akuzohet Bujar Gashi ka ndodhur në vitin 2000 në Shënavlash të Durrësit. Në bazë të hetimeve të prokurorisë rezulton se Tan Dishës i zunë pritë disa anëtarë të “Bandës së Durrësit”. Mësohet se Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi ishin angazhuar për të vrarë Dritan Dishën. Indrit Taullai qëndroi 500 metra para anëtarit që ishte caktuar për të qëlluar mbi Dishën, me qëllim që të sinjalizonte ardhjen e “shënjestrës”. Dyshohet se pas sinjalit të Taullait, e cila ishte një e shtënë pistolete, autorët afrohen dhe dallojnë dritat e një automjeti. Menjëherë ata kanë hapur zjarr mbi automjetin me të cilin po udhëtonte Tan Disha, duke bërë që makina të përfundojë në një kanal. Më pas ata i janë afruar sërish automjetit duke zbrazur edhe një karikator automatiku prej të cilit Disha mbeti i vdekur në vend. Për këtë vrasje prokuroria akuzon si autorë të dyshuar katër persona mes tyre dhe të arrestuarin e dy ditëve më parë në Itali, Bujar Gashin, i cili pritet të ekstradohet për t u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009