Tiranë, ekzekutohet me një plumb në kokë emigranti
Duket se "shansi i keq", pavarësisht
nga sukseset e dukshme kohët
e fundit, nuk po u ndahet bluve
të kryeqytetit. Parmbrëmë është
ekzekutuar në mënyrë mafioze, me
një plumb në kokë, një emigrant
vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur
në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur
përpara një lokali në kryeqytet. I riu,
Ardian Tahiri, lindur dhe banues
në Fier, ka humbur jetën rreth orës
23:30 të mbrëmjes të së shtunës,
në Spitalin Ushtarak, ku ka shkuar
i plagosur rëndë. Sipas burimeve
nga ky spital, mjekët edhe pse bënë
të gjitha përpjekjet, nuk mundën t‘i
shpëtonin jetën, sepse plumbi i kishte
dëmtuar në mënyrë të pariparueshme
trurin. Burime të Policisë së Tiranës,
të cilat kanë nisur një hetim masiv
për gjetjen e autorit dhe zbardhjen
e shkaqeve të kësaj vrasjeje dje, nuk
kanë nxjerrë asnjë njoftim zyrtar. Por
të pyetur nga "Shqip" ata thanë se
pista kryesore ku po hetohet është
aktiviteti që ka zhvilluar Tahiri në
Greqi. Sipas të njëjtave burime, lokali
ku ndodhi ngjarja e rëndë, është në
fi llim të zonës së Selitës (ose Stacioni i
Fundit i Tiranës së Re) dhe kur vrasësi
ka hyrë, aty ka pasur pak klientë dhe
asnjëri nga ata nuk e "ka parë" se kush
ishte personi që qëlloi mbi Tahirin,
gjithmonë sipas deklarimeve të tyre
në polici. Ata kanë thënë se panë vetëm
fi erakun që ka rënë nga tavolina dhe
gjakun që i dilte nga koka pa pushim.
Personat që ndodheshin në lokal e
kanë marrë të riun dhe e kanë nisur
në drejtim të Spitalit Ushtarak. Nga
ana tjetër është njoftuar dhe policia
për ngjarjen, e cila në fi llim u lajmërua
për plagosje të lehtë. Në drejtim të
vendit të ngjarjes janë nisur efektivët
e Komisariatit Numër 2, e më pas dhe
ata të Drejtorisë së Tiranës. Si provë
materiale është sekuestruar vetëm një
gëzhojë pistolete e llojit "TT", nga mesa
duket pas ekzaminimit, pritet edhe një
përgjigje që mund të drejtojë hetimin.
Por e vetmja pistë në të cilën policia po
heton është pikërisht aktiviteti kriminal
i Ardian Tahirit në shtetin helen. Gjatë
natës, duke gdhirë dita e djeshme, janë
shoqëruar një numër i madh njerëzish,
ndërkohë që nuk kanë munguar dhe
personat e dyshuar, emrat e të cilëve
për arsye hetimi nuk jepen. Nga burime
pranë grupit hetimor është mësuar se
ende nuk ka një person mbi të cilin të
bjerë barra e ekzekutimit. Mendohet
se vrasësi ka qenë me pagesë dhe kjo e
komplikon çështjen.
nga sukseset e dukshme kohët
e fundit, nuk po u ndahet bluve
të kryeqytetit. Parmbrëmë është
ekzekutuar në mënyrë mafioze, me
një plumb në kokë, një emigrant
vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur
në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur
përpara një lokali në kryeqytet. I riu,
Ardian Tahiri, lindur dhe banues
në Fier, ka humbur jetën rreth orës
23:30 të mbrëmjes të së shtunës,
në Spitalin Ushtarak, ku ka shkuar
i plagosur rëndë. Sipas burimeve
nga ky spital, mjekët edhe pse bënë
të gjitha përpjekjet, nuk mundën t‘i
shpëtonin jetën, sepse plumbi i kishte
dëmtuar në mënyrë të pariparueshme
trurin. Burime të Policisë së Tiranës,
të cilat kanë nisur një hetim masiv
për gjetjen e autorit dhe zbardhjen
e shkaqeve të kësaj vrasjeje dje, nuk
kanë nxjerrë asnjë njoftim zyrtar. Por
të pyetur nga "Shqip" ata thanë se
pista kryesore ku po hetohet është
aktiviteti që ka zhvilluar Tahiri në
Greqi. Sipas të njëjtave burime, lokali
ku ndodhi ngjarja e rëndë, është në
fi llim të zonës së Selitës (ose Stacioni i
Fundit i Tiranës së Re) dhe kur vrasësi
ka hyrë, aty ka pasur pak klientë dhe
asnjëri nga ata nuk e "ka parë" se kush
ishte personi që qëlloi mbi Tahirin,
gjithmonë sipas deklarimeve të tyre
në polici. Ata kanë thënë se panë vetëm
fi erakun që ka rënë nga tavolina dhe
gjakun që i dilte nga koka pa pushim.
Personat që ndodheshin në lokal e
kanë marrë të riun dhe e kanë nisur
në drejtim të Spitalit Ushtarak. Nga
ana tjetër është njoftuar dhe policia
për ngjarjen, e cila në fi llim u lajmërua
për plagosje të lehtë. Në drejtim të
vendit të ngjarjes janë nisur efektivët
e Komisariatit Numër 2, e më pas dhe
ata të Drejtorisë së Tiranës. Si provë
materiale është sekuestruar vetëm një
gëzhojë pistolete e llojit "TT", nga mesa
duket pas ekzaminimit, pritet edhe një
përgjigje që mund të drejtojë hetimin.
Por e vetmja pistë në të cilën policia po
heton është pikërisht aktiviteti kriminal
i Ardian Tahirit në shtetin helen. Gjatë
natës, duke gdhirë dita e djeshme, janë
shoqëruar një numër i madh njerëzish,
ndërkohë që nuk kanë munguar dhe
personat e dyshuar, emrat e të cilëve
për arsye hetimi nuk jepen. Nga burime
pranë grupit hetimor është mësuar se
ende nuk ka një person mbi të cilin të
bjerë barra e ekzekutimit. Mendohet
se vrasësi ka qenë me pagesë dhe kjo e
komplikon çështjen.