E Diel, 1 Nëntor 2026

"Malazezet nuk na ndihmuan, telefonova policine shqiptare"

Ana Preka, administratorja e pergjithshme e kompanise se transportit te udhetareve "Albania Interlines", pak kohe pas ngjarjes, ka treguar per "Koha Jone", minutat e ankthit deri ne sqarimin e plote te ngjarjes. Ajo tregon se policia malazeze nuk kishte marre ndonje mase deri ne momentin kur policia shqiptare "u ka kerkuar llogari", per gjendjen e 50 grave, te personave te tjere si dhe autobusin.
Si e keni marre vesh lajmin per demtimin e autobusit dhe si vepruat pas ketij momenti?
Kam qene ne Shkoder, kur me ka rene telefoni i shoferit qe ishte nisur dje (pardje) ne mengjes per ne Budva te Malit te Zi. Kishim bere nje prenotim qe me pare dhe 50 kliente tonat do te kalonin disa dite ne kete qytet. Me merr shoferi dhe me tregon se cfare kishte ndodhur gjate nates me autobusin, duke me treguar se ishin thyer shume gjera ne autobus si dhe pasqyrat e tij. Keto te gjitha ishin goditur me gure dhe sende te forta. Sa me ka thene per kete e kam pyetur per pasagjeret dhe me tregoi se te gjitha ishin ne hotel duke fjetur, pasi ishte heret, ne mengjes. Nderkohe qe atje ishte duke rene nje shi i madh qe nuk lejonte te dilnin. Deri paradite, pasagjeret nuk e dinin qe autobusi ishte sulmuar.
Me pas kesaj cfare bete, komunikuat me njeri apo me policine e vendit fqinj, per t'i kerkuar ndihme per te zbuluar se cfare kishte ndodhur?
Jam nisur menjehere ne drejtim te pikes se kalimit kufitar te Murriqanit, pasi isha ne Shkoder. Kur kam arritur atje, kam takuar drejtuesit e doganave, ku u kam treguar per ate qe kishte ndodhur. Pastaj kemi njoftuar policine e Malit te Zi. Por ata nuk na kane ndihmuar, nuk kane nderhyre fare. Ne kete gjendje, kam njoftuar policine shqiptare duke u thene se 50 gra ishin ne Budva dhe autobusi i tyre ishte demtuar. Menjehere kane nisur kontaktet mes dy policive dhe ne kete moment policia malazeze ka nderhyre, ka bere te gjitha kontrollet, ka qetesuar njerezit qe ishin aty dhe ka nisur hetimet. Sipas tyre, deri me tani dyshohen nje grup te rinjsh ekstremiste.
Grate qe jane ne Budva, kishin shkuar atje per festat e 7-8 marsit?
Po kishin bere prenotimet qe me pare dhe ne kishim rezervuar dhomat per to. Jane nisur nga Tirana, dje, ne oren 09:00 dhe kane qene disa gra pensioniste, si dhe punonjeset e nje kompanie private sigurimi, qe do iknin per te pushuar pak dite. Fatmiresisht, pasagjeret jane ne gjendje shume te mire dhe jane duke vazhduar turin e tyre turistik ne qytetin e Budvas.
Klodian Branko : "Nuk ka deme ne njerez"
Menjehere pas incidentit te ndodhur ne Budva ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Zedhenesi i saj, Klodian Branko, tha dje per mediat se eshte marre kontakt menjehere me homologet malazeze pasi u njoftuan. "Policia e Shtetit ka marre kontakte me autoritetet policore te Malit te Zi, te cilat konfirmojne se ne parkingun e autobuseve ne Budva, gjate nates nga persona ende te paidentifikuar eshte demtuar feneri dhe pasqyra e autobusit. Sherbimi policor malazez ka filluar veprimet procedurale per kete ceshtje. Sqarojme se, shqiptaret qe kane qene me kete autobus kane vazhduar normalisht aktivitetet ne kete vend", tha Branko. Ai siguroi se nuk ka persona te demtuar nga sulmi.
Shoferi: "Sulmi i dhunshem, pasagjeret jane mire"
Ka qene nje prej shofereve te autobuseve, personi qe ka dhene alarmin i pari mengjesin e djeshem, pasi konstatoi sulmin ne mjet. Pasi ka verifikuar gjendjen, ai ka njoftuar drejtuesit e kompanise per incidentin ne Budva. Gjate nje lidhje telefonike dhe kontaktit me policine, drejtuesi ka deklaruar se "nuk ka asnje rrezik per pasagjeret". "Pasagjeret jane shendosh e mire. Ata kane dale dhe po vazhdojne shetitjen e tyre turistike ne qytetin e Budvas ne kembe", tha shoferi, duke shtuar se sulmi ndaj mjeteve ishte i vertete dhe se ishte bere denoncimi. Mesohet se nuk ka shenja te tjera rreziku per grate dhe po ndiqeshin procedurat hetimore. Kurse grupi i turisteve shqiptare vazhdonin te shetisnin ne qytetit turistik te Budvas. "Kemi kryer shetitje ne kembe dhe s'ka pasur asnje problem tjeter", ka perfunduar drejtuesi i mjetit te demtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›