Ish-pengu tregon vrasjet e rebelëve
Një peng i liruar prej guerilasve marksistë, pas shtatë vjetësh, tregoi dje se si njerëzit që kishin mbajtur peng atë bashkë me 11 të tjerë, vrisnin me gjak të ftohtë, gjë që e quajti "krim lufte". Në një konferencë shtypi, Sigifredo Lopez tregoi se si ishte ndarë nga shokët e tij, dhe pasi qe lidhur pas një peme, kishte dëgjuar të shtënat prej të cilave kishin gjetur vdekjen pengjet e tjerë. Sipas rebelëve, viktimat ishin shkaktuar nga një këmbim zjarri mes tyre dhe forcave të armatosura të shtetit kolumbian.