Ekuilibrimi i cmimeve ne tregje

Vlerat e produkteve ushqimore këtë muaj, në prag fundviti, nuk kanë ndryshuar. Ato kanë mbetur të njëjta me disa javë më parë, duke sjellë në treg praktikën e konsoliduar të ekuilibrimit të çmimeve me shumicë e pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve.
Furnizimi i bollshëm i tregut, si pasojë e shpejtimit të procedurave për importin e produkteve ushqimore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka sjellë ekuilibrimin e çmimeve në tregje.
Pak ditë më parë kjo drejtori, në varësi të Ministrisë së Financave, nxori një urdhër për të gjitha degët doganore, për t’i dhënë prioritet çdoganimit të mallrave ushqimorë.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymishka aktualisht ka reduktim të numrit të dokumetave të nevojshme që duhet të paraqesë një biznes në import dhe eksport. Ky numër është ulur nga 7 në 4 të tilla.
Marrja e informacioneve në kohë reale nga doganat kryhet me sistem elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Gjymishka theksoi se “performanca e doganave është për t’u vlerësuar këtë vit, sepse kemi realizuar të ardhura në masën 100%”.
Fenomeni i rritjes së çmimeve prej një kohe të shkurtër po përballet me masat e Bashkisë së Tiranës. Për të përmbushur këtë qëllim, kryebashkiaku Lulzim Basha ka ngritur tashmë një task- forcë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë bashkiake të Tatim- Taksave, Policinë Bashkiake, për të evidentuar subjektet që abuzojnë me çmimet. Ky grup pune po vijon aksionet intensive të monitorimit në tregjet me pakicë dhe shumicë të Tiranës, për t’i prerë rrugën spekulimeve.