E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP; Prioritet, shëndeti i të punësuarve



Shëndeti i të punësuarve është vënë në fokusin e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas statistikave, në gjithë Evropën, 300 mijë persona humbasin jetën si pasojë e sëmundjeve të marra gjatë punës, ndërsa në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta.

Alban Ylli: “Rreth 50 për qind e popullsisë janë në marrëdhënie pune. Duke mos u kujdesur për shëndetin e tyre, dëmtohet ekonomia. Aktualisht në Evropë rreth 300 mijë persona humbasin jetën si pasojë e sëmundjeve të marra në punë dhe 27 mijë vdesin nga aksidentet në punë”.

Për të evidentuar situatën, si dhe për të kontrolluar shëndetin e të punësuarve në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik po kryen edhe një trajnim me specialistët e tij, në mënyrë që shëndeti i çdo individi të punësuar të jetë i sigurt dhe nën kontroll.

Moti

Temperaturat rriten në fillim të muajit mars

Fillimi i muajit mars, i cili shënon edhe nisjen e pranverës, do të jetë me një mot të mirë. Sipas parashikimit të shërbimit meteorologjik të ushtrisë për datën 1 dhe 2 të këtij muaji, pritet që përveç kushteve të mira atmosferike, edhe temperaturat të pësojnë një rritje, duke i bërë këto ditë të bukura dhe të ngrohta. Me përjashtim të mbrëmjes së shtunë, ku pritet që një sistem vranësirash të shkaktojë reshje të dobëta shiu dhe bore në veri të vendit, e gjithë fundjava pritet të mbyllet me mot të mirë. Nuk do të zgjasë shumë moti i mirë dhe i qëndrueshëm, pasi mesi i javës së parë të marsit do të sjellë reshje në të gjithë territorin. Por, shërbimi meteorologjik i ushtrisë njofton se gjithsesi temperaturat nuk do të bien, duke ruajtur nivele tipike të stinës në të cilën do të hyjmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›