MARIGO POSIO, zonja e flamurit
Zonja Marigo, të cilën ne patriotët e
quanim nënën e kombit, nuk ka
kursyer asgjë për Atdheun". Një
patriote e thjeshtë dhe e mençur, një
luftëtare e zjarrtë, emancipuese e femrës
shqiptare, kjo ishte zonja Marigo Posio. Në
këtë shkrim kam përmbledhur disa fakte
nga jeta e kësaj gruaje, e cila ia kushtoi
ekzistencën lirisë dhe flamurit. Me punën
e saj, Marigoja lëshoi rreze të arta dielli në
qiellin e errët të obskurantizmit osman.
Ajo ishte mëngjesi që me shigjetë e grisi
perden e zezë të natës. Duhet shumë kohë
e letër për ta pasqyruar veprimtarinë e saj,
por më poshtë po paraqes një pjesë të aktivitetit
të saj thellësisht patriotik e kombëtar,
duke menduar se ky veprim është
në përkujtim të saj.
Veprimtarja e shquar ka lindur në Korçë
rreth vitit 1882.
1) Marigo Poçi në familjen e saj mori
mësimet e para në gjuhën shqipe. Ishte
vajza e 27 e regjistruar në shkollën e parë
të vashave, më 23 tetor 1891 e për mësuese
kishte Sevasti Qiriazin e ndihmësen
e saj Fanka Efthimin.
Që e re u martua me Jovan Posion nga
fshati Hoçisht i Korçës. Për arsye të përndjekjeve
të shovinistëve, rreth vitit 1900,
çifti Posio u vendos në Vlorë, në lagjen
"Muradie", ku edhe sot në rrugën "Justin
Godart" ndodhet shtëpia e tyre. Ajo shtëpi,
si dhe e zonja, ka pritur e përcjellë patriotë
e veteranë kombëtarë nga të katër
anët e atdheut.
Në Vlorë, Marigoja iu përkushtua në
fillim leximit të të gjithë autorëve të Rilindjes
sonë dhe shumë prej poezive të tyre
i dinte përmendësh. Për kohën që jetoi,
ajo kishte një kulturë dhe horizont për t‘u
admiruar, duke u konsideruar si gruaja më
intelektuale e qytetit bregdetar. Kjo nënë
korçare interesohej për gjithçka që kishte
ndikim mbi lëvizjen kombëtare, mbi
emancipimin e grave dhe në përgjithësi
me çdo gjë që mbarte në vetvete fatin e
atdheut të saj të robëruar. Nga Vlora
ndiqte me vëmendje veprimet e çetave
patriotike e të grupimeve kulturore në
gjithë Shqipërinë.
Me krijimin e klubit "Labëria" në vitin
1908, Marigoja u aktivizua si këshilltare
pranë kësaj nisme patriotike. Që aty ajo
përhapte dritë, përhapte idetë përparimtare,
përpiqej të trashëgonte ndjenjën
atdhetare te brezi i ri. Në orkestrën e këtij
grupi, të themeluar nga patrioti Thanas
Floqi, ajo regjistroi edhe dy vajzat e saj,
Fereniqin dhe Evridhiqin, me veglën e
mandolinës. Në fotografinë e këtij grupi
muzikor, vajzat qëndrojnë në krah të dirigjentit
Floqi. Marigoja punoi si drejtoreshë
e gazetës "Shpresa kombëtare"
më 1921-shin dhe artikujt e saj
parapëlqen t‘i nënshkruajë me pseudonimet
"Sapi" dhe "Shqiponja". E gjithë
familja e saj iu përkushtua lëvizjes së
çlirimit të kombit: i shoqi Jovani, ajo vetë,
vajzat dhe djali Vasil. Për vëllain e zonjës
Marigo, patrioti Thanas Visso Mborja shkruan
kështu në kujtimet e tij: "Midis tyre
aty (në Amerikë) gjeta Kristo Poçin, të birin
e Papa Kostës nga Korça. Kristo Poçi
ishte një burrë i mirë e i urtë. Ai i ndihmonte
shqiptarët, u gjente punë dhe kur merrte
vesh se do të vinte ndonjë shqiptar në
Bufalo e mbyllte dyqanin e shkonte në
stacionin e trenit për ta pritur". Më 1910-
ën komiteti "Bashkimi" dërgoi Marigonë
në Korfuz, me qëllim që të koordinonte
dhe bashkërendonte veprimet e patriotëve.
Po me këtë detyrë, më 1911-ën ajo
shkoi përsëri në Korfuz, ku pati takime me
mjaft figura atdhetarësh.
Kjo grua me zemër shqiptare nuk iu
përul fatit, nuk iu nënshtrua fatkeqësive
që i dolën përpara. Me guxim ajo përballoi
vdekjen e të dyja vajzave nga tuberkulozi,
si dhe vdekjen e të birit, varrin e të cilit nuk
e pa dot kurrë. Ai sapo kishte përfunduar
shkëlqyeshëm studimet në Amerikë për
muzikë.
Familja e Jovan Posios i shërbeu me
mish e me shpirt lirisë dhe çështjes kombëtare.
E gjithë kjo familje u zhurit nga
flaka e dashurisë për atdheun. Çdo 28
Nëntor në shtëpinë e tij priteshin miq e
veteranë nga e gjithë Shqipëria dhe në çdo
dritare të shtëpisë ato ditë valëvitej flamuri
kuq e zi.
Ditët e fundit të nëntorit 1912 oborri i
zonjës Marigo u kthye në një punishte për
stamposjen e flamujve dhe qylafëve me
shkabën dykrenore. Ajo, së bashku me
Petro Fotografin dhe Thanas Floqin, prodhoi
me mijëra flamuj që skuqën qytetin e
Vlorës ditën e pavarësisë kombëtare. Më
pas, qëndistarja e flamurit, Marigo Posio,
punoi edhe mbi 60 copë flamuj të tjerë
për nevojat e administratës së re shqiptare
dhe të qeverisë shqiptare. Thuhet
se ajo ka qenë prezente edhe në ngritjen
e flamurit dhe e ka parë me sytë e
saj firmosjen e dokumentit të shpalljes
së pavarësisë. Madje edhe flamuri i ngritur
më 28 Nëntor 1912 mund të jetë vepër
e saj.
Çdo vajzë e ruante në pajën e saj si
gjënë më të shtrenjtë ndonjë flamur të
qëndisur nga dora e Marigosë.
Më 1914-ën, Marigo Posio vihet në
krye të përpjekjeve dhe ndihmon muhaxhirët
e luftës, të cilët të dëbuar nga
trojet e tyre prej mizorive greke, u vendosën
në ullishtat e Vlorës. Për këtë çështje
u kërkon ndihmë financiare dy kushërinjve
të saj të parë në Rumani, patriotëve
Spiridon e Tashko Ilo.
Më 1920-ën i dërgon legatës franceze
telegrame në mbrojtje të Avni Rustemit
dhe mbledh të holla në favor të lirimit të
tij nga burgu. Ajo ngriti zërin për pafajësi
të Avniut. Në vitin 1924, Marigo e Jovan
Posio mbështetën me të gjitha forcat e
tyre Revolucionin e Qershorit dhe Fan
Nolin.
Në këtë kohë Marigoja sëmuret nga
tuberkulozi e shkon për kurim në sanatoriumin
e Vjenës. Aty është takuar me
patriotin Tashko Ilo dhe bashkëshorten
e tij Aleksandrën, si dhe me mjaft patriotë
shqiptarë në mërgim. Kur Tashkoja u
kthye në atdhe, Marigoja i dërgoi letër atij,
ku i shkruante: "Do të shes gjithë pasurinë
time dhe xhevahiret për Shqipërinë".
Shpenzimet e shtrenjta të sanatoriumit
ishin të papërballueshme për familjen
Posio dhe kështu Marigoja kthehet në
Shqipëri, duke e lënë përgjysmë trajtimin
mjekësor.Marigoja mbajti korrespondencë
edhe me bashkëshorten e
princ Vilhelm Viedit, mbretëreshën Sofia.
Në vitet e fundit të jetës shkon të jetojë
në Tiranë, pranë motrës së saj, Uranisë, e
cila ishte martuar me patriotin e shquar
Kristo Floqi. Aty punon mjaft qëndisma
derisa verbohet plotësisht. Në gjendje të
mjeruar, Marigo Posio vdiq në kryeqytet
më 23 gusht 1932. Për aktivitetin e saj të
pasur patriotik është dekoruar nga Presidiumi
i Kuvendit Popullor me Urdhrin e Lirisë
së Klasit të Dytë me këtë motivacion:
"Ka punuar pa u lodhur për përhapjen e
gjuhës shqipe, çlirimin dhe emancipimin
e gruas shqiptare. Tiranë 7 mars 1960". Më
15 prill 2002, me numër dekreti 3292, asaj
i është dhënë Urdhri i Flamurit, me këtë
motivacion: "Në shenjë nderimi për të
gjithë brezat që i dhanë pavdekësinë kombit
dhe flamurit tonë; në shenjë kujtese
historike për simbolet tona të ndërtuara
nëpër shekuj, me përpjekjet dhe
sakrificat mbarëpopullore për liri e zhvillim;
në shenjë respekti të madh për gratë
shqiptare, frymëzuese dhe realizuese të
aspiratave kombëtare, të emancipimit
shoqëror dhe të integrimit në familjen e
madhe demokratike". "Ajo predikonte
shqiptarizmin në gra e burra, shkruante
artikuj nëpër gazeta, shkëmbente letra
me atdhetarët e shpërndarë në gjithë
botën". Flamujt që stamposi ajo kishin
përmasat 0.70 x 0.40 dhe në një cep të
shkruar "Rroftë Shqipëria".Për të, Kristo
Floqi do të shkruante: "Këtu duhet
përmendur edhe një zonjë patriote korçare,
zonja Marigo Posio, e cila pregatiti
me duart e saja e hartoj me mjeshtëri flamurin
e parë që valoj në Vlorë, që ju dha
Shqiptarëve sihariqin e çpalljes të indipendencës
së tyre. Kjo pregatiti edhe
disa flamurë të tjerë për zyrat e ndryshme
shqiptare të Vlorës dhe ju ndihmoj
sa mundi nisiatorëve të çpalljes së
vetqeverimit, ashtu si tjetër herë, pa u
kursyer, ju kish ndihmuar komiteteve të
ndryshme dhe kryengritjeve shqiptare".
6) Busti i Marigo Posios qëndron sot në
qytetin e Vlorës, në lulishten që mban
emrin e saj.
1. (Arkivi i familjes Kotherja) AFK.
"Biografi e patriotes Marigo Posio", me
titull "Të dhëna mbi Marigo Posio
(Poçi)", dosja 19, dokumenti 2, faqe 1.
2. "Kujtime nga Lëvizja për Çlirim
Kombëtar" Thanas Visso Mborja.
Mbledhur e përgatitur nga Petraq Pepo.
Tiranë 1962, faqe 9.
3. AFK. "Biografi e patriotes Marigo
Posio, me titull...", faqe 2.
4. AFK. "Certifikata e dekorimit me
Urdhrin e Flamurit të Marigo Posios",
dosja 19, dokumenti 6.
5. Gazeta "Besa", Stamboll, tetornëntor-
dhjetor 1959, faqe 1.
6. "Patriotismë e nacionalismë" Kristo
Floqi. Tiranë, 1928, faqe 51.