E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi në Kukës Vrasja e policëve, burg përjetë autorit

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Burg për jetë ka kërkuar prokuroria në pretencën për vrasësin e dy policëve Ramadan Hila dhe Shkëlzen Dobrusha më 24 mars 2009 në fshatin Shën Mëri të Kukësit. Në sallën e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda mungonte i akuzuari Afrim Hasani, i cili përfaqësohej nga avokati, ndërsa ishin të pranishëm 2 familjarë të tij. Prokuroria pretendoi se nga të gjitha provat e mbledhura rezulton se 34-vjeçari Hasani është autor i vrasjes me paramendim të dy efektivave të policisë.

Arrestimi

Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, konfirmoi dje se është arrestuar ekzekutori i dy policëve në fshatin Shënmëri të Kukësit. Arrestimi është realizuar në mesditë rreth orës 12.30 minuta të mesditën e 24 marsit. 34-vjeçari Afrim Hasani u gjet i fshehur në një pyll pak kilometra larg qytetit të Kukësit. Policia dyshon se pas kryerjes së krimit, autori mund të jetë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në pyll deri në momentin e arrestimit. Në operacion morën pjesë dhjetëra forca policie të qytetit të Kukësit, Hasit, Pukës, Forca Speciale, RENEA të mbërritura nga Tirana menjëherë pas ngjarjes. Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën, e cila më herët u kontrollua nga agjentët civilë të Policisë së Kukësit. Pas zbulimit të vendndodhjes, policia ka hyrë në godinën e braktisur dhe ka gjetur në gjumë vrasësin. Policia ka gjetur poshtë shtratit të tij edhe armën automatike, me të cilën kreu vrasjen. Arma ishte e mbushur dhe me dy krehër me fishekë. Autori njihet si një njeri me probleme në këtë fshat, dhe vetëm tri ditë më parë, sipas burimeve policore, ka bërë fjalë me dy uniformat blu. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se dy policët, Shkëlzen Dobrushi, 29 vjeç, dhe Ramadan Hila, 44 vjeç, u vranë për shkak të detyrës.

Ngjarja

Dy policët Shkëlzen Dobrushi, 29 vjeç, dhe Ramadan Hila, 44 vjeç, u ekzekutuan në mënyrë makabre në fshatin Shëmëri të Kukësit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, dy policët u ekzekutuan në lokalin ngjitur vendit të shërbimit, ku dhe janë qëlluar me armë zjarri nga Afrim Hasani. Autori njihet si një njeri me precedente penale në këtë fshat. Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që drejt Kukësit u nisën grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e RENEA-s, madje edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në kohën që ndodhi ngjarja, Ahmet Premçi.

Konflikti i autorit me policët

Dy policët denoncuan në polici vrasësin e tyre për kanosje. Policia e Shtetit sqaroi se dy policët, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, kishin depozituar pak ditë më parë, më 17 mars, një kallëzim penal ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, Afrim Hasani, “për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë”. Sipas policisë lokale, tri ditë para vrasjes, është ushtruar kontroll në banesat e fshatit për armëmbajtje pa leje, përfshirë këtu edhe atë të autorit të krimit.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›