E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i 29-vjeçarit, pa pistë dhe pa autor

Elbasan- Nuk ka ende një pistë kryesore për vrasjen e Erion Isait, dy netë më parë në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen “Kala”, në Elbasan. Ndërsa janë duke ‘gërrmuar’ për çdo detaj të jetës së tij, hetuesit kanë mbetur të habitur se si një njeri me një sjellje shembullore dhe pas asnjë motiv për të pasur armiq është ekzekutuar në mënyrë të organizuar.

Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga kjo vrasje pa shkak e pa autor që ka prekur mjaft familjen që ndodhej mes Amerikës dhe Italisë. Ndërsa dy motrat kanë mbërritur shumë shpejt pas kësaj tragjedie, prindërit Eqeremi dhe Vjollca të cilët për shkak të largësisë nuk kanë mundur të mbërrijnë në Elbasan.

Ceremonia e varrimit për 29-vjeçarin Isai është vendosur rreth orës 17.00 të së shtunës. Ndërkohë mësohet se gjatë gjithë natës shtëpia e tij është survejuar dhe patrulluar nga policia dhe janë regjistruar dëshmitë e shumë personave që nuk kanë sjellë shumë të dhëna rreth motiveve të vrasjes. Ai u gjet i ekzekutuar në rrugë, pak kohë pasi ishte ndarë nga shokët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›