Kabinat e plazhit të vjetër, zhvendoset konflikti mes banorëve
Vlorë- Situata në plazhin e Vjetër vijon të jetë e tensionuar. Konflikti i nisur ditë më parë, tani ka përfishirë banorët ndërmjet njëri-tjetrit, ata që presin strehim dhe të tjerë të kabinave trekatëshe, të cilët rrezikojnë të dalin prej tyre.
Dy ditët e fundit drejtues të sektorëve të shërbimt në bashki kanë përpiluar listat për të nxjerrë disa nga banorët, që sipas tye rezultojnë të kenë një strehim, në të cilat do të vendosin banorët e kabinave një katëshe.
Kaq ka mjaftuar që ndërmjet banorëve aktualë dhe atyre që presin të strehohen të nisin edhe konfliktet. Sot pranë zonës kanë shkuar efektivët e policisë bashkiake, ku po kryheshin edhe procedurat.
Vetë banorë të kabinave trekatëshe që janë në listën e zhvendosjes pretendojnë të mos kenë banesa në pronësi, debate që kanë vijuar gjatë gjithë ditës në zonën e plazhit të Vjetër.
Janë 6 familjet e fundit që presin të sistemohen te kabinat trekatëshe, të cilat deri tani po jetojnë jashtë, pas shembjes së kabinave javën e shkuar në këtë zonë.