Ekzekutimi i 54-vjeçarit, kapen vëllezërit e dyshuar si autorë
Tropojë- Policia e Tropojës ka ndaluar dy vëllezërit Astrit e Arben Breçani, si të dyshuar për ekzekutimin me armë të ish drejtorit të KESh-it, Sadri Metalia. Mësohet se pas kryerjes së vrasjes, dy vëllezërit janë larguar në drejtim të fshatit Kuçanaj me një benz, pronë e shtetasit Arben Breçani. Vëllai i tij Astriti u arrestua nga blutë e Tropojës në vitin 2007 dhe u akuzua nga prokuroria se kishte tentuar të vriste Sadri Metaliajn. Por, Gjykata e Shkallës së Parë e rrethit të Tropojës vendosi lirimin e Astrit Breçanit, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Më pas prokuroria e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkoi dënimin e 35-vjeçarit për “tentativë vrasjeje për gjakmarrje”, por edhe Apeli hodhi poshtë provat e siguruara, duke liruar përfundimit Astrit Breçanin. Dje ai është prangosur sërish, por kësaj radhe, nën akuzën e kryerjes së misionit të gjakmarrjes. Ngjarja ndodhi dje kur, Sadri Metalia humbi jetën si pasojë e plumbave që mari. Ndërkohë që një shitëse mbeti e plagosur nga të shtënat dhe gjendja e saj paraqitet kritike, pasi plumbat e kapën kapur në pjesën e kokës.
Ngjarja ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 54-vjeçarit.
“Persona nga një automjet kanë hapur zjarr ndaj atij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur nga të shtënat edhe një shitëse një një dyqan mishi në këtë zonë”- thanë burimet policore.
Burime të policisë theksuan pas krimit se kjo vrasje ka për motiv gjakmarrjen, pasi rreth dy vjet më parë vëllezërit e viktimës kishin plagosur me pasojë vdekjen Tahir Brecanin. Viktima ka qenë ish-drejtori i KESH në Bajram Curri.