Rrezikohet pjesa tjetër, Prefekti: Presim ekipin nga Janina
Gjirokastër- Një ekip nga Janina pritet të mbërrijë nga çasti në çast për të ndërhyrë në gërmimet dhe në operacionin e shpëtimit në pallatin e shembur në Gjirokastër.
Lajmi bëhet i ditur nga prefekti Ksera, sipas të cilit situata është kritike. Ai konfirmon se deri tani nuk gjendet një grua, vajza e saj dhe nuk ka sinjale për një familje që mbetet ende e paidentifikuar.
“Shpresojmë që ata të mos jenë nën rrënoja”- ka thënë ai, duke shtuar se pritet të mbërrijë një ekip special nga Janina.
Sipas tij ky ekip që pritet të vijë është i specializuar për ndërhyrje në kërkimet brenda rrënojave.