Librazhd, regjistrohen lëkundje tërmeti
Librazhd- Banorët e Librazhdit janë tronditur sërish nga lëkundje tërmeti. Sipas burimeve nga qyteti mësohet se lëkundjet janë ndjerë të forta, por për fat nuk janë shkaktuar dëme.
E njëjta gjë konfirmohet edhe nga burimet zyrtare, sipas të cilave lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar vetëm frikë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për asnjë lloj dëmi.
Sipas qendrës sizmiologjike, mësohet se intensiteti në epiqendrën e tërmetit ka qenë gati 5 ballë.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Elbasanit, por këtu shumë më e lehtë se në Librazhd, aq sa shumë prej qytetarëve nuk e kanë kuptuar tërmetin.
Vetëm pak kohë më parë në Librazhd u regjistruan lëkundje të forta tërmeti, të cilat u pasuan edhe me pasgoditje të forta. Tërmeti, në atë kohë u ndje në zonat përreth, duke përfshirë edhe kryeqytetin dhe rrethinat.
Specialistët theksojnë se kjo zonë është shumë e prekur nga lëvizje të tilla.