E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi nga Janina nis kërkimet nën rrënojat e pallatit

Gjirokastër- Nis operacioni për kërkimin e personave që mund të jenë nën rrënojat e pallatit të shembur në Gjirokastër.

Forcat speciale nga Janina sapo kanë mbërritur dhe menjëherë njoftohet se ka rinisur operacioni i kërkim-shpëtimit. Në fillim mësohet se në rrënoja do të hyjë një qen i specializuar për kërkimin e të mbijetuarve. Puna sipas specilistëve është e vështirë, pasi pjesa e mbetur rrezikon të shembet.

Operacioni i forcave policore u ndërpre, pasi specialistët njoftuan rrezikun e madh që mund të kishte nëse ndërhyej në rrënoja. Për rreth një orë nuk u bënë ndërhyrje në zonë, në pritje të ekipit nga Janina.  Ndërkohë policia njofton shoqërimin e 6 personave, drejtues të firmës “Arti” shpk, dy prej të cilëve në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës që po merren në pyetje për të hedhur dritë rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›