Apel firmave të ndërtimit: Na ndihmoni me mjete
Gjirokastër- Pushteti vendor dhe Prefektura e Gjirokastrës bëjnë apel për ndihmë në situatën alarmante që është krijuar pas shembjes së pallatit 5 katësh.
Ata kërkojnë ndihmë nga firmat e ndërtimit, që këto të fundit të asistojnë me mjetet e tyre për të hapur rrënojat. “E kemi urgjente ndihmën e firmave të ndërtimit, pasi ka njerëz në rrënoja dhe na nevojiten pajisje për hapjen e tyre”- thonë burimet zyrtare.
Aktualisht rrezikohet të shembet edhe pjesa tjetër e mbetur e pallatit, ndërkohë që familjarët janë të alarmuar. Disa pjesëtarë të tyre rezultojnë të humbur dhe mendohet se ka ende të tjerë brenda në pallat, që rrezikon të bjerë nga çasti në çast.